Lajme

Vdes kryespiuni kohës sovjetike

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 22 June 2017
Yuri Drozdov, kryespiun i kohës sovjetike, i cili ka mbikëqyrur një rrjet të gjerë të spiunëve të KGB-së që jetonin jashtë territorit sovjetik, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Shërbimi i Inteligjencës së Huaj në Rusi nuk dha detaje për shkakun e vdekjes së tij.

Drozdov ka marrë pjesë në shkëmbimin e agjentit të fshehtë sovjetik, Rudolf Abel, i dënuar në Shtetet e Bashkuara, me pilotin e një avioni spiunues amerikan, Francis Gary Poëers, i cili është zënë në Rusi.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1962, ndërsa më 2015, regjisori amerikan, Steven Spielberg, e ka bërë film (“Bridge of Spies”).

Drozdov ka qenë “spiun legjendar” dhe “patriot i vërtetë”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

-Advertisement-

– See more at: http://lajmi.net/vdes-kryespiuni-kohes-sovjetike/#sthash.JDnFKXlQ.dpuf

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera