Ja kur do të bëhen autostradat me pagesë
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 21 Qershor 2017
Qeveria e Kosovës pati njoftuar se qarkullimi në autostradat e Kosovës do të bëhet me pagesë, mirëpo siç duket kjo do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar efektshmëria e futjes së pagesës në “Rrugën e Kombit”, nga autoritetet e Shqipërisë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës, në përgjigjet që kanë dhënë për Gazetën Fjala.
“Qarkullimi në autostradat e Kosovës pritet të bëhet me pagesë, pasi të jetë vlerësuar efektshmëria e futjes së pagesës në “Rrugën e Kombit”, nga autoritetet e Shqipërisë”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie.
Por, Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka marrë ndonjë njoftim se kur do të fillojë aplikimi i tarifës rrugore apo sa do të jetë taksa, pasi që ata janë duke pritur për ofertuesit potencial.
“Procesi i vënies se taksës për ngasësit në autostradë do të ndodhë, por jemi duke e pritur edhe përfundimin e autostradës Prishtinë – Shkup, në mënyrë që të ketë ofertë më të volitshme për ofertuesit potencialë”, kanë thënë nga kjo ministri për gazetën Fjala.
Ministria e Infrastrukturës po pret që ta përfundojnë edhe autostradën “Arbën Xhaferi”, dhe se do të kenë një ofertë për cilëndo kompani, që ajo të ketë në disponim 140 kilometra dhe një çmim të volitshëm me pagesë për qytetarët e Kosovës.
Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin.
Lidhur me procesin e dhënies me koncesion, Qeveria ende nuk ka bërë ndonjë plan të detajuar. /Gazeta Fjala/.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...




























