Lajme

Rast i rëndë social: Varfëri e skajshme në familjen Gashi nga Prishtina ( Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 20 June 2017

Kjo është Adile Gashi, e cila sivjet mbush 33 vjet që jeton me qera nëpër shtëpi të huaja. Ajo asnjëherë nuk pati shtëpi ku do të mund të flinte e qetë, të paktën një orë.

“Që 33 vjet banojmë me qera. Kam banu në shkrejt Prishtinën…”

Të ardhurat e tyrë janë shumë të vogla. Pjesa më e madhe e tyre u shkon për pagesën e qerasë. Bashkëshorti i saj është i paaftë për punë. Kjo e vështirëson edhe më shumë jetën e tyre.

-Advertisement-

“Me 75 euro pension nuk po jetohet. Mu ka merzitë jeta tu shku nëpër komunë e ska sen…” Jeta e saj ishte aq e rëndë saqë nuk ia dëshiron askujt, aq më pak fëmijëve të vet.

Ajo lutet për ta që një ditë ta kenë strehimin e tyre. “Sot me vdekë nuk jam ngushtë veç për qita fëmijë me mujt me jav pa një shpi…”

“Ishalla kërkush nuk e ka jetën tëm”, thotë Adilja tashmë në moshë të shtyerë. Ajo pret që një ditë do të fle në shtëpinë e saj, dhe t’i japë fund jetës me qera tash e 33 vjet.

Shpresa e saj është shumë e madhe. Një nënë kaq e fortë, e cila me aq mund kujdeset për fëmijët e vet, meriton t’i kthehet dinjiteti.

Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar mund të paraqiten në numrin e telefonit; 00377(45)876-883.

Kurse ata që duan të ndihmojnë përmes llogarisë bankare:

ProCredit Bank: IBAN: XK051117009407000174

SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX

Adresa: RKS – Kosovo: Prishtinë: 10000

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera