Lajme

Çfarë thotë Donald Trump pas vdekjes së studentit amerikan në Korenë Veriore?

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 20 Qershor 2017

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka quajtur Korenë e Veriut një vend me “regjim brutal” pas vdekjes së një studenti amerikan, i cili ishte burgosur atje për më shumë se 15 muaj.

Otto Warmbier, 22 vjeçar, u kthye në SHBA të martën, por u bë e ditur që ai kishte qëndruar në gjendje kome për gati një vit, njofton Klan Kosova.

Prindërit e tij thanë se ai ishte nënshtruar “keqtrajtimit të tmerrshëm torturues”.

-Advertisement-

“Atij i ndodhën gjëra të tmerrshme, por të paktën arritëm ta kthenim në shtëpi tek prindërit e tij, edhe pse në gjendje të rëndë”, tha Trump.

Ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara edhe njëherë dënojnë brutalitetin e regjimit koreano-verior teksa vajtojnë viktimën e tyre të fundit”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy