Lajme

Kidnapohen në Kolumbi 2 gazetarë holandezë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 20 Qershor 2017

Dy gazetarë holandezë janë rrëmbyer në Kolumbi në një zonë afër kufirit me Venezuelën.

Derk Bolt dhe Eugenio Follender u zhdukën në fundjavë në Catatumbo, një rajon ku veprojnë disa grupe të armatosura, duke përfshirë  të majtët ELN, transmeton gazetametro.net.

Ata po kërkonin nënën e një fëmije kolumbian të adoptuar në Holandë disa vite më parë.

-Advertisement-

Autoritetet kolumbiane urdhëruan përmes twitterit   lirimin e menjëhershëm të dy burrave.

Vitin e kaluar grupi rebel ELN rrëmbeu një gazetar spanjoll dhe disa kolumbianë në të njëjtën zonë. Të gjithë u liruan më vonë, shkruan BBC.

Ushtria kolumbiane thotë se ka dërguar forca të specializuara në rajon për të kërkuar për dy holandezët.

Ata punojnë për programin holandez Spoorloos, i cili gjurmon për të afërmit e humbur. Derk Bolt është prezantues dhe Eugenio Follender kameraman.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy