Meta: Rama, i papërgjegjshëm. Rilindja nuk ka shans të më shkarkojë
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 17 Qershor 2017
Kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka quajtur të papërgjegjshme thirrjen e kryeministrit Edi Rama për policët, një ditë më parë. Ai ka dënuar dhe heshtjen e drejtorit të policisë së shtetit.
“Ia kam bërë të qartë që dhe si kryetar Kuvendi por dhe si president i zgjedhur do komunikoj të kërkoj zbatimin e ligjit. Jam i bindur që në polici shumica e tyre duan të vazhdojnë punën dhe në 26 qershor dhe në të të ardhmen. Nuk kanë arsye pse të kenë detyrime as ndaj politikanëve, as ndaj banditëve. Detyra e parë më 26 qershor është ndarja e policisë me krimin dhe bandat. Çdo shef komisariati do të dënohet dhe për mosveprimet në mungesë të moszbatimit të ligjit në favorizim të grupeve kriminale që tentojnë të tjetërsojnë vullnetin e popullit shqiptar. Është e turpshme të kemi ngjarje të tilla e të mos kemi distancime të qarta nga parti politike të përfshira”, tha Meta.
Presidenti i zgjedhur tha se Shqipëria do të ketë qeveri në çdo rast, por theksoi “se nuk do të dekretojë askënd që do të përfshihet në cënimin e standardeve në zgjedhje”.
Referuar për deklaratat për një shkarkim të mundshëm të tij, Meta tha se Rilindja nuk ka shans për këtë. “Shqipëria do të ketë qeveri në çdo rast, po nuk do të dekretoj askënd që do të përfshihet në cënimin e standardeve në zgjedhje. Nuk është shantazh nuk është kërcënim, është një premtim dhe unë i mbaj premtimet. Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir Metën, janë shqiptarët që do të shkarkojnë Rilindjen, Rilindja nuk di të bëjë shtet. Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Cfarë do të thotë kjo? Kjo do të thot fundi i shetit. Është thirrje për kriminelët që bashkëpunojnë me policët”, tha Meta./ Top Channel

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
































