Enigma e miqësisë së Lulzim Bashës me Ivanka Trump
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 17 Qershor 2017
Në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ishte i ftuar Lulzim Basha, Arjan Çani ka zbuluar për herë të pare, se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka njohje personale me Ivanka Trump, vajza dhe njëkohësisht këshilltarja e presidentit të SHBA, Donald Trump.
Sipas tij ai kishte informacion, se në mos miqësi mes Bashës dhe vajzës bukuroshte të presidentit ekzistonte një njohje e hershme.
Çani e pyeti drejtpërdrejt Bashën, nëse e pranonte se kishte njohje me Ivankën ndërsa kreu i PD-së gjithmonë duke buzëqeshur, nuk e mohoi por vetëm përsëriti disa here, se “kam lidhje të forta me bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Trump”.
Ai shtoi se kishte lidhje shumë të fuqishme me politikën e lartë në SHBA, të cilat fillonin që në vitin 1998, kohë kur ai ka punuar për OKB dhe më pas për Tribunalin e Hagës.
Në ditët në vijim priten të dhëna të reja, rreth kësaj “miqësie” misterioze.
Më pas Basha zbuloi se, kishte planifikuar takime shumë të rëndësishme në Uashington, që më datat më 17 dhe 18 maj, por situata politike në Shqipëri e detyroi t’i shtynte. Duhet theksuar se kjo periudhë vizitës së anuluar të Bashës në SHBA, përkon fiks me ditët e marrëveshjes Rama-Basha, transmeton syri.net.
Kryeopozitari ishte pak ditë më parë në SHBA ku u takua me Trump, duke u bërë politikani i parë shqiptar, që takohet me presidentin e ri amerikan.
Ai deklaroi se direkt pas zgjedhjeve do të ndërmerte sërish një udhëtim përtej oqeanit, për takime të tjera shumë të rëndësishme.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































