Kelmendi: Mandatari i dytë i takon secilës parti apo deputet
Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 17 Qershor 2017
Kelmendi shpjegon se në këtë rast mandatari i takon jo vetëm partisë së dytë fituese, por edhe subjektit tjetër ose edhe një deputeti të vetëm.
“Në qoftë se në Kuvend nuk i merr shumicën e votave qeveria e propozuar nga mandatari, atëherë brenda dhjetë ditëve presidenti i Kosovës ka të drejtë t’ia jep mandatin një subjekti tjetër, individi, apo deputeti i cili po ashtu ka afatin e caktuar brenda të cilit duhet të paraqet qeverinë dhe të votohet në Kuvend. Nëse edhe në raundin e dytë nuk zgjidhet qeveria atëherë presidenti e ka për detyrë sipas pikës 3 dhe katër të nenit 95 t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat domosdo duhet të mbahen brenda 40 ditëve”, ka thënë ai.
Kelmendi shpjegon edhe procedurat e Gjykatës Kushtetuese se si partia apo koalicioni i parë mund ta formojë qeverinë.
Ai tregon se afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 11 korrik. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit presidenti duhet ta mandatojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.
“30 ditë nga dita e zgjedhjeve duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pastaj presidenti e ka për detyrë që partinë e parë që ka fituar shumicën e votave apo është partia e parë apo respektivisht koalicioni i parë t’i jam mandatin për themelimin apo organizimin e qeverisë”, ka thënë ai duke shtuar se mandatari i parë ka afati 15 ditët t’ia paraqet strukturën e vet Kuvendit dhe të votohet për Qeverinë.
Ai ka thënë se presidenti i vendit është i pavarur, ka diskrecion dhe duhet të mbështetet në faktorin e ruajtjes së unitetit.
“Në faktin e ruajtjes së paqes, stabilitetit të vendit dhe ai e vlerëson do të thotë është diskret i tij, kompetencë e tij adekuate dhe e veçantë që ia jep atë se kujt vlerëson ai se është më i përshtatshmi dhe ka afate të caktuara brenda të cilave duhet të formojë qeverinë dhe duhet të votohet me shumicë të votave në të kundërtën shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditëve”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e njëjtë me atë të Maqedonisë në të cilën thuhet se nëse partia ose koalicioni i parë që ka dal fitues nuk mundet brenda afatit të caktuar të krijojë Qeverinë, mandatari i takon partisë së dytë.

T� tjera
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
































