Europol: Xhihadistët evropianë reduktojnë kryesisht të rinj
Autori: Gazeta inFokus
08:50 | 16 Qershor 2017
Xhihadistët që përpiqen të kryejnë sulme terroriste në Evropë po përpiqen të rekrutojnë të rinj dhe shumë prej tyre janë gra si kurrë më parë, njoftoi agjensia kryesore evropiane e zbatimit të ligjit “Europol” në një raport të ri të lëshuar të enjten.
Vitin e kaluar në Evropë, policia arrestoi 718 terroristë të dyshuar xhihadistë, një rritje me dyfish krahasuar me 395 të arrestuar në vitin 2014. Sipas raportit nga të arrestuarit pothuajse një e treta ishin nën moshën 25 vjeçare dhe rreth një e katërta e tyre ishin gra.
Xhihadistët e kthyer nga fushat e betejës në Siri dhe Irak përbëjnë një tjetër kërcënim të madh për Bashkimin Evropian. Autoritetet i druhen përdorimit sësisht të eksplozivëve me dronë që kanë ndodhur më parë në Evropë.
Me qëllimin për të luftuar kërcënimin në rritje të dhunës xhihadiste në Europë, udhëheqësit e BE-së thonë se ndarja e informacionit ndërkufitar do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në vitet në vijim.
“Lufta kundër terrorizmit do të mbetet në krye të prioriteteve tona të përbashkëta politike në vazhdim jo vetëm në Evropë, por në nivel botëror”, tha komisioneri i BE-së për emigracionin Dimitris Avramopulos. “Për sigurinë e qytetarëve tanë dhe për kohezionin e shoqërive tona, duhet të rrisim shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin tonë ndërkufitar në të gjitha nivelet”, tha ai.
Në raportin e “Europol-it” thuhet se grupet xhihadiste janë bërë më të sofistikuara në përdorimin e rrjeteve sociale për të përhapur mesazhet e tyre dhe për të rekrutuar ndjekës. Shteti Islamik ka ulur frekuencën e prodhimit të videove ndërsa përpiqet të ruajë kontrollin mbi kalifatin e vetëshpallur në Siri dhe Irak.
Sipas raportit, më pak xhihadistë po udhëtojnë për të luftuar në Siri, pasi IS-isi ka humbur kontrollin e territoreve që zotëronte dikur, gjë që mund të duket si një zhvillim pozitiv, por që gjithashtu paraqet një kërcënim në rritje prej xhihadistëve që kthehen në Evropë dhe ata që nuk lejoheshin në Siri.
“Numri i të kthyerve pritet të rritet, nëse IS-isi, ashtu siç dhe duket, mund të mposhtet ushtarakisht ose të shkatërrohet. Një numër në rritje i të kthyerve ka të ngjarë të forcojnë lëvizjet xhihadiste të brendëshme dhe si rrjedhojë të rrisë kërcënimin që ata paraqesin për Bashkimin Evropian”, thuhet në raport.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...






























