Hajdar Beqa sqarohet për deklaratat ndaj Mimoza Kusarit
Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 15 June 2017
Hajdar Beqa, kryetar i degës së PDK-së në Gjakovë, ka reaguar pas debatit që u ngrit dje dhe sot lidhur me një deklaratë të tij ku ai kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila i referohet si “prostitutë politikë”, pasi që kjo e fundit prishi koalicionin me PDK-në në Gjakovë.
Sqarimi i plotë i Hajdar Beqës:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës,
Ndihem i obliguar që të reagoj pas kësaj tendence qëllimkeqe, tendencë e cila ka për qëllim për të keq-interpretuar ose nxjerr jashtë kontekstit deklaratën time sa i përket zhvillimeve të fundit në Gjakovë.
Unë, në asnjë rast nuk kam pasur qëllim me këtë deklaratë të ofendoj gratë të cilat merren me politik! Përkundrazi qëndrimi dhe besimi im i thellë dhe botërisht i njohur është se gratë janë pjesë thelbësore e jetës tonë shoqërore dhe politike.
Termi “prostitutë politike” nuk është gjetje e imja por e terminologjisë politike për denoncimin e politikanëve, pa dallim gjinie, që shëtisin në çdo parti për të fituar pushtet. Ky term vije nga tradita demokratike për politikanët që nuk kanë moral. Këtu, nuk bëhet fjalë për fyerje gjinore as seksizëm por për pasqyrimin e një morali politik.
Nxjerrja jashtë kontekstit e deklaratës time është dashakeqëse dhe tendencë për të denigruar personalitetin dhe aktivitetin tim politik.
Fundja të gjithë jemi bijë të një nëne, vëllezër të një motre, prind të një vajze dhe bashkëshort të një gruaje.
Çdo goditje ndaj tyre, në thelb është goditje ndaj vetvetes, kulturës dhe traditës sonë familjare dhe personalisht nuk do ta praktikoja kurrë si qëndrim ndaj individit te caktuar.
Por fenomeni i shfrytëzimit të pozitave si privilegj personal dhe vetëm personal, duke nënvlerësuar qytetarin votues dhe qytetin, ne rastin tonë Gjakovën, mund të ndërrohet emërtimi që mund të asocon keqkuptim, por si fenomen prapë është imoralitet dhe vetëm imoralitet i paskrupullt, qoftë grua apo burrë si gjini, individi përkatës!
H.BEQA
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...