Veturat që i deklaruan në AKK politikanët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 15 Qershor 2017
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të mërkurën pasuritë e deklaruara të zyrtarëve që mbajnë poste publike në Kosovë. Në formularët për deklarim të pasurisë, zyrtarët publikë janë thirrur të deklarojnë edhe pasuritë e luajtshme, duke përfshirë edhe veturat që posedojnë.
Gazeta Metro ju sjell një përmbledhje të veturave që kanë deklaruar disa nga zyrtarët publikë, që mbajnë poste të larta shtetërore.
Kështu, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në AKK ka deklaruar një veturë të markës ‘Audi’ të vitit 2016. Thaçi deklaron se e ka blerë 15 mijë euro.
Kryetari i Kuvendit dhe i PDK’së, Kadri Veseli, ka një veturë ‘Jeep’ që e ka blerë 16 mijë e 300 euro.
Kryeministri Isa Mustafa nuk ka deklaruar veturë në AKK. Që posedojnë veturë nuk kanë deklaruar as Albin Kurti nga Vetëvendosje e Fatmir Limaj, kryetar i Nismës. Sa i përket zëvendës-kryeministrave, Ramiz Kelmendi nuk ka deklaruar veturë, por dihet publikisht që, ndër veturat tjera që posedon, është edhe një limuzinë Rolls Royce. Zv.Kryeministri tjetër, Hajredin Kuçi, ka deklaruar dy vetura me vlerë të përbashkët prej 19,500 eurosh.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka dy vetura: një ‘Opel Zafira’ dhe një ‘Mini Cooper’, të dyja kapin vlerën e 11 mijë eurove. E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka një veturë të llojit ‘Skoda Superb’, të cilën e ka blerë 10 mijë euro.
Ndërkaq, lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, nuk ka qenë i obliguar ta deklarojë pasurinë, për shkak se nuk mban post publik.
VETURAT E MINISTRAVE TË QEVERISË SË KOSOVËS
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka një veturë ‘Renault Clio’ me vlerë 7,900 euro. Ajo e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, posedon një ‘Dacia Duster’ prej 16,900 eurosh. Dalibor Jevtic ka deklaruar dy vetura me vlerë 35 mijë euro: një ‘Smart’ dhe një ‘Passat’. Skënder Hyseni i Punëve të Brendshme ka veturë ‘Audi’ me vlerë 35 mijë euro.
Tri vetura i ka deklaruar ministri Kujtim Shala – së bashku ato kanë vlerë 11,500 euro. Dy vetura i ka deklaruar ministri i Mjedisit, Ferat Shala. Të dy veturat e tij ai i ka vlerësuar 35 mijë euro. Kryediplomati Enver Hoxhaj ka veturë ‘Audi A6’ me vlerë 10 mijë euro e ministri Imet Rrahmani ka dy vetura, një ‘Golf’ e një ‘Audi’ me vlerë 10,500 euro. Valon Murati vozit një Volksëagen me vlerë 18,500 euro, kurse Avdullah Hoti ka një ‘Opel Vectra’ prej 5,800 eurosh.
Një tjetër ministër nga LDK preferon ‘Opelin’ – Haki Demolli vozit një ‘Zafira’ me vlerë 4 mijë euro, kurse Arban Abrashi ka një veturë të vitit 2007, por nuk e ka specifikuar llojin, veçse ka deklaruar se ajo kushton 4,500 euro. Veturë relativisht të lirë ka deklaruar edhe Blerand Stavileci. Ai ka një Opel Astra – 5 mijë euro.
Ndërkaq, ministrja Hykmete Bajrami ka veturë ‘Mercedes E’ me vlerë 9,500 euro, kurse ministrja tjetër, Mimoza Ahmetaj ka dy vetura me vlerë 11 mijë euro. Ministrja pa portofol, Edita Tahiri, ka deklaruar veturë Opel Astra prej 12 mijë eurosh.
Ndërkohë, ministri Mahir Yagcilar ka një ‘Renault Modus’ me vlerë 6 mijë euro e Ivan Todosijevic nuk e ka specifikuar llojin e veturës së tij, por ka deklaruar se ajo vlen 8,500 euro.
Memli Krasniqi dhe Lutfi Zharku janë ministrat e vetëm të cilët nuk kanë deklaruar vetura.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...































