Lajme

Në Siri janë duke u përdorur bomba me fosfor

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 15 June 2017

OKB të mërkurën kritikoi sulmet ajrore të koalicionit amerikan që shkaktuan vrasjen e civilëve në Raka.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se hetuesit e OKB për krime lufte kanë deklaruar se sulmi ajror i koalicionit ndërkombëtar kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në qytetin Raka në veri të Sirisë, ka shkaktuar vrasjen e një numri të madh të civilëve sirianë.

 Burimet informative disa ditë më parë kanë thënë se koalicioni me më shumë se 25 sulme ajrore të kryer në pjesën perëndimore të qytetit Raka, ku si pasojë vrarë me dhjetëra civilë sirianë.

Disa raporte, gjithashtu, bëjnë të ditur se koalicioni amerikan në disa sulme të tij në Raka ka përdorur bomba me përmbajtje të fosforit të bardhë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera