Si po e përdor Edi Rama LSI –në për të larë mëkatet e veta
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 12 June 2017
Edi Rama ka bërë kryefjalë të fushatës së tij ndarjen e shtetit dhe administratës nga partitë. E ka zgjedhur këtë strategji jo vetëm si “mea culpa” për mënyrën si është sjellë Partia Socialiste me shtetin, por si sulm ndaj partive që ai pati në koalicion dhe që u ndau me marrëveshje llokma të administratës.
Kryeministri flet sot për drejtorë të punësuar nga partitë politike, që s’janë të aftë të drejtojnë, por qëllim parësor në detyrë kanë mbledhjen e votave për partitë që i kanë emëruar.
A ka ndodhur kjo vetëm me aleatët që Partia Socialiste pati për 4 vjet në qeveri?
Në maj të vitit 2015, Sali Berisha publikoi një audio-përgjim ku dëgjohej se si Edi Rama, në një takim me disa drejtorë të administratës në Shkodër, u kërkonte atyre vota për kandidaten e PS-LSI për kryetare të Bashkisë, Keti Bazhdarin.
Në bisedë kuptohet se si kryeministri Rama ua bën të qartë drejtorëve të administratës se e rrezikojnë vendin e tyre nëse nuk sjellin vota.
Ky është transkripti i bisedës që lapsi.al po e sjell sërish të plotë, për të parë se si e ka trajtuar realisht Edi Rama administratën, ndryshe nga sa thotë në këtë fushatë elektorale.
RAMA: “…Çdo drejtor, çdo shef, çdo pergjegjës, çdo person që ka marr një fije pushtet nga PS, dhe nga LSI por për këtë do t’ju flasë kryetari, një fije pushtet, duhet të garantojë që do ta ketë prapë në 22 qershor (shënim i yni: bëhet fjalë për postin). Ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë territorin kemi bërë dy gabime, me burimet njerëzore dhe me emërtesat. Jam i vetëdijshëm që në të gjithë territorin jo të gjithë drejtorët kanë, janë në vlerësimet e duhura. Jam i vetëdijshëm që në në çdo qark, çdo rreth, në çdo bashki ka drejtorë që po na nxjerrin bojën.
Shtabit drejtues, që është shtabi i përbashkët i kandidates dhe i deputetëve që janë këtu në sallë iu tha vetëm një gjë, që të gjithë këtyre drejtorëve, nëndrejtorëve që janë dhe shefa dhe pergjegjësa, do t’u caktojnë detyrën konkrete. Dhe detyra konkrete do të jetë: Sa kuti votimi do të kesh ti nën përgjegjësinë tënde personale. Që do të thotë, dikush një zonë, dikush 5 qëndra, dikush 2 qëndra e kështu me radhë, por ama, aty në krah secili nga ju do të marri në dorë letrën dhe do ju thuhet: Këto janë votat që ne presim të dalin nga kjo qëndër votimi. Shko tani derë më derë, shtëpi më shtëpi, trokit dhe fol për Keti Bazhdarin, dhe kush është i Partisë Socialiste të kërkojë votat për Partinë Socialiste, kush është me LSI të kërkojë votat për LSI, por të gjithë bashkë për Keti Bazhdarin në radhën më të parë, se kjo është kryesorja, dhe në fund fare në qoftë se rezultati, objektivi nuk do të arrihet tek kutia, dmth që koha për ti hapur vendin dikujt tjetër ka ardhur me datën 22.
Historia e Partisë Socialiste në pushtet, dhe ata që janë këtu e njohin historinë e Partisë Socialiste në pushtet, ka qënë historikisht që kush bëhej drejtor i kthente shpinën betejës, nëpër kafe, nëpër historira, dhe shumica dërrmuese u bë edhe shkaku që filloi edhe degjenerimi i pushtetit të PS.
Kjo nuk ka për të ndodhur prapë, kjo nuk ka për të ndodhur prap dhe ne nuk do ta lejojmë këtë që të ndodhi, sepse ne kemi bërë mirë që kemi investuar mbrapsht tek ju besimin që ju të merrni përgjegjësi dhe kështu me rradhë, por kjo nuk është e ndarë nga domosdoshmëria që shumica jonë, që qeveria jonë, jo vetëm të performojë, jo vetëm të japë rezultate, por edhe të marrë mbrapsht nga populli atë që i takon. Dhe është rasti që disa prej jush këtu të shlyejnë një pjesë edhe të degradimit që kanë shkaktuar në imazhin e PS me punën e tyre si drejtora, ta shlyejnë duke i kthyer mbrapsht Partisë Socialiste kreditë që ka marrë me 23 qershor në Shkodër, bashkë me LSI, padiskutim. Dhe për këtë arsye nuk kemi shumë për të diskutuar kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Çdo njëri nga ata që ka një përgjegjësi më shumë se sa punonjësit e thjeshtë, aty tek punonjësit e thjeshtë gjëja është pastaj tek organizimi i natyrshëm dhe detyra të natyrshme…”
Më poshtë lapsi.al po publikon të plotë edhe përgjimin audio.
Siç kuptohet qartësisht, përgjegjësia që Edi Rama u kërkon drejtorëve është ajo e mbledhjes së votave. Ky është edhe kushti për të qëndruar në detyrë dhe jo meritat profesionale apo arsimimi.
Nëse nuk sjellin votat e pritshme, nuk e ka të garantuar se do të qëndrojë në detyrë pas zgjedhjeve, pavarësisht nëse e kanë bërë si duhet detyrën për të cilën janë emëruar. Thënë më thjeshtë, ajo që u thotë Edi Rama drejtuesve të administratës është se rezultatet në administratë nuk janë kriteri për ta mbajtur postin, por votat për partinë.
Ky është treguesi më i qartë se si Edi Rama e ka trajtuar administratën në këto 4 vjet. Dhe këtë e ka bërë me vullnetin e tij të plotë, pa qenë i shtrënguar nga LSI apo ndonjë parti tjetër që ai e futi po me dëshirën e tij në koalicion pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.
Ky ishte sistemi i shantazhimit i ngritur nga vetë Rama ndaj administratës, ku drejtorë e punonjës viheshin nën presionin e votave për partinë dhe shndërroheshin në shushunja, për të mbajtur vendin e punës.
Tani Edi Rama po e kërkon sërish votën për të ndërtuar “një administratë ndryshe” dhe fare i vetëm, pa bezdinë e partive të tjera, që në qeverinë e Edi Ramës, kanë vepruar po njësoj me shtetin dhe administratën. /Lapsi.al
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...