E nisin gjimnazin të shkëlqyeshëm, përfunduan me dysha nxënësit shqiptar në Veles
Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 11 Qershor 2017
Problemet e shumta me shkollimin në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit po dekurajojnë në masë të madhe arsimimin e të rinjve shqiptarë. Ata, jo vetëm që nuk gëzojnë të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare, por po humbin çdo herë e më shumë interesimin për shkollën, shkruan gazeta KOHA. Vijnë e regjistrohen në gjimnaz si nxënës të shkëlqyeshëm dhe përfundojë si nxënës që mezi e kalojë vitin. Një ose dy është maksimumi i atyre që pasi kryejnë gjimnazin vendosin të regjistrohen në ndonjë fakultet. E gjithë kjo situatë vetëm për shkak të mos funksionimit siç duhet të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe, respektivisht politikave për sigurimin e vendeve të punës të profesorëve maqedonas në kurriz të nxënsve shqiptarë.
Suad Useini është njëri prej 27 maturantëve të paraleles shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, e cila vetëm formalisht funksionon si paralele me mësim në gjuhën shqipe, pasi gjatë gjithë vitit shkollor 2016/2017, në dispozicion kishin vetëm dy profesorë shqiptarë. Problemet që kanë ndjerë nxënësit padyshim se ishin të shumta.
“E kemi pasur shumë të vështirë shkollimin gjatë këtyre katër viteve. Na kanë munguar profesorët për 80 për qind të lëndëve. Më tepër nuk i kemi pasur mësimdhënësit shqiptarë se sa i kishim ato. Ka ende shumë nxënës, të cilët nuk e njohin maqedonishten dhe mund ta paramendoni edhe vetë se sa janë qenë në gjendje ti mësojnë lëndët me profesorët maqedonas”, tregon për KOHA Useini.
Ai thotë se të gjithë nxënësit shqiptarë, sidomos ato që janë regjistruar në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndjehen të zhgënjyer.
“U regjistruam të shkollohemi në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhën maqedonase. Mirëpo, askush prej përfaqësuesve shqiptarë, asnjë ministër nuk u mor seriozisht me problemin tonë. Na u premtua edhe nga ish-ministri Pishtar Lutfiu se do të na siguroheshin të paktën profesorët shqiptarë, mirëpo as kjo nuk ndodhi”, plotëson më tej ai.
Për 27 maturantët që të premten i dhanë fund shkollimit të mesëm në paralelen me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, kishte vetëm dy profesorë shqiptarë – edhe atë në lëndët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe në lëndën e Matematikës. Madje, ky i fundit u sigurua pas një muaj bojkot nga ana e nxënësve në nëntor të 2016-ës, kurse mungesa e profesorëve shqiptarë ka prodhuar efekte negative të cilat i ndjejnë vetë nxënësit. Në këtë plan nuk përjashtohet as rënia e suksesit në mësime.
Për nxënësit tjerë, për ata që kryesisht vijnë nga fshatrat e Velesit, shkollimi në gjuhën jo amtare ka qenë një problem i pakapërcyeshëm. Edhe ato dysha, të cilat i figurojnë nëpër dëftesat e notave, i kanë marrë falë rrezikut që profesorët maqedonas të humbin vendet e tyre të punës. Konkretisht, nëse nuk do të do të ishin paralelet e nxënësve shqiptarë në gjimnazin e Velesit, do të duhet të shkonin “teprice teknologjike” të paktën shtatë profesorë maqedonas.
Të njëjtit, për të plotësuar fondin e orëve të punës, mbajnë mësim në paralelet shqipe, ndërsa ajo që u intereson është të ruajnë vendin e punës dhe jo të mësojnë nxënësit. Kjo, sipas Useinit, është edhe arsyeja përse nxënësit shqiptarë edhe pa mësuar asgjë marrin nota kaluese te profesorët maqedonas. Në lëndët me profesorë shqiptarë normal që është më ndryshe, nota janë shumë më të merituara. Mirëpo edhe për të arritur deri këtu kanë predispozitën e mësimit në gjuhën të cilën e flasin dhe e njohin mirë, për dallim prej lëndëve që duhet ti mësojnë në gjuhën maqedonase dhe që në fakt – nuk i kanë mësuar fare.
Problemi i mos sigurimit të profesorëve shqiptarë ka qenë dekurajues edhe në jehonën e regjistrimit të nxënësve shqiptarë në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit. Pjesa dërmuese e nxënësve regjistrohen ose në paralelet maqedonase të shkollave profesionale ose nëpër shkollat e mesme të Shkupit, Tetovës, apo Gostivarit. Ata që kanë mundësi shkollimi në qytet tjetër e bëjnë këtë pa asnjë hezitim.
Mirëpo, janë edhe shumë të tjerë që regjistrohen në paralelet maqedonase të Velesit. Këtë vit, në një paralele të drejtimit mjekësor në shkollën e mesme “Dimitria Çupovski” kishte 23 nxënës shqiptarë dhe një boshnjak. Jo vetëm mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën maqedonase, por edhe formalisht paralelja figuron si maqedonase.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...



































