Lajme

Basha zotohet për thellim të bashkëpunimit me SHBA

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 10 Qershor 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes në deklarate për media të shtunën është zotuar në qeverisjen e tij do ta forcojë edhe më tepër bashkëpunimin dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-të dhe presidentin Donad Trump.

Duke përkujtuar se para dhjetë vjetësh ishte takuar me presidentin e SHBA-ve George Bush gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do të bëhej e pavarur dhe Shqipëria do të anëtarësohej në NATO, kryetari i PD-së ka thënë se kombi shqiptar i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin Trump”, ka thënë Basha

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy