Sport

⚽️ Ja sa pak bileta janë shitur për ndeshjen Kosovë – Turqi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 08 June 2017
Përfaqësuesja e Kosovës është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Skuadra që drejtohet nga Albert Bunjaki më 11 qershor në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, takohet me Turqinë, në ndeshjen e gjashtë kualifikuese.

Kjo do të jetë vetëm ndeshja e tretë që Kosova e zhvillon në cilësinë e vendasit, pas asaj me Kroacinë dhe Islandën.

Por për dallim nga dy ndeshjet e para, lojtarët e Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë nuk do të kenë mbështetje edhe aq të madhe të publikut.

-Advertisement-

E gjitha kjo mund të thuhet pas zbulimit të numrit të biletave të shitura për këtë ndeshje.

Besojeni apo jo, deri më tani për ndeshjen Kosovë – Turqi janë shitur vetëm 3500 bileta, dhe këtu kanë ndikim zgjedhjet parlamentare që në të njëjtën ditë mbahen në Kosovë.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy shteteve e kishte fituar Turqia 2-0./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera