Hoti: Ne ofrojmë punësimit e të rinjve dhe rritjen e pensioneve 40%
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 08 June 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë të enjten në Kaçanik se Programi ynë qeverisës ofron punësimit e të rinjve dhe rritjen e pensioneve 40%.
“Ne jemi të vetmit që garantojmë buxhet 3 miliardë euro. Rritjen ekonomike deri 7 për qind, punësim të mbi 25 mijë personave çdo vit, punësimin e çdo të riu që kryen studimet,
financim të çdo ideje të të rinjve për biznes, pagesë të qind për qindtë të pushimit të lehonisë të nënave të punësuara për 12 muaj”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se nga 100 euro do të marrin për 12 muaj edhe të gjitha nënat e reja që janë të papunësuara.
”Fëmijëve tanë do t’u ofrojmë arsimim cilësor, që sistemin arsimor e lidh me kërkesat e ekonomisë së tregut të lirë. Ne do ta trefishojmë buxhetin për bujqësinë, e nuk do t’i lejojmë më ata që po duan një Fillim të Ri me zakonet e vjetra. Nuk do t’i lejojmë t’ua marrin, sikur deri tani, bujqve e fermerëve grantet që shteti ndanë për ta. Vota për ne më 11 qershor është garanci që investitorët e huaj nuk do të ndiqen e nuk do t’u kërkohet më ryshfet”, ka thënë Hoti.
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se njerëz të fortë nuk janë vetëm ata që duken fizikisht të fortë, por ata që janë mentalisht të fortë, që marrin vendime të forta, që mendojnë për qytetarin, për vendin dhe zhvillimin e tij.
“Në këtë drejtim, kandidati ynë për kryeministër Avdullah Hoti është shumë i fortë. Z. Hoti do të punojë shumë për rininë, sepse ju të rinjtë e mrekullueshëm të Kaçanikut do të jeni pjesë e rëndësishme e fitores sonë. Do të punojë që ju të keni shkolla më të mira, që ata që e punojnë tokën të kenë kushte më të mira, të kemi shëndetësi të mirë, ambient të mirë, jetë më të mirë”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, Kaçaniku gjithmonë ka marrë vendime të mëdha, sepse është vendi ku është shpallur Kushtetua e Republikës së Kosovës, vendi ku janë zhvilluar beteja të mëdha, prandaj pres që edhe 11 qershor të marrim një vendim të madh, një vendim që i nevojitet Kosovës.
Selim Reka, kryetar i degës së LDK-së në Kaçanik ka thënë se e kemi më shumë se një arsye për të qenë në mbështetje të LDK-së dhe koalicionit të shpresës.
“Kaçaniku është i vendosur në këtë drejtim dhe fitorja është e jona. Do të kthehemi me fitore të madhe si në kohën e Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Vota për LDK-në është votë për Kaçanikun, votë për Kosovën. Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë, prandaj ju ftoj që më 11 qershor të dalim masivisht dhe të votojmë për listën tonë, listën më të mirë”, ka thënë Raka.
Ai ka thënë se blloku tjetër politik u bashkuan për të humbur, sepse i penguan sukseset e kryeministrit Mustafa. “Një LDK të bashkuar nuk ka strukturë politike në Kosovë që e mundë, prandaj së bashku me anëtarët e koalicionit, do t’i gëzohemi fitores së madhe”, ka thënë ai.
Labinot Tahiri, zëvendëskryetar i AKR-së ka thënë se jemi këtu në Kaçanik, ku filluan të ndërtohen themelet e Republikës së Kosovës, duke mos e harruar për asnjë moment as vizionin e babait të Teutës, presidentit historik, Ibrahim Rugova. “Në emër të presidentit Pacolli, u premtoj se prioriteti ynë do të jetë punësimi i sa më shumë njerëzve, e në veçanti i të rinjve”, ka thënë Tahiri.
Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se në Kaçanikun e madh, të gjithë ne jemi të vegjël. “Këtu u vendosën themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sot jemi këtu për të treguar se ky koalicion është një besëlidhje e re, besëlidhje e tre brezave që kanë vendosur të nxjerrin Kosovën nga kjo gjendje në të cilën ndodhet. Këta breza janë: brezi i të 90-ve, brezi i luftës dhe brezi i Republikës”, ka thënë ai.
Deda ka pohuar se tre brezat bashkë janë për shtetndërtimin e Kosovës. “Ne e kemi një dallim të madh me atë koalicionin tjetër. Ne jemi të bashkuar, vërtet të bashkuar, që Kosova të ecë përpara, Kosova të jetë evropiane, me zhvillim ekonomik, me arsim cilësor, shëndetësi të mirë e integrime euroatlantike. Ai koalicioni tjetër nuk po duket që janë bashkë. Para disa ditëve, i pari i tyre tha se partia e tij do ta ketë kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin e shtetit, por që nuk po del të jetë ashtu”, ka thënë Deda.
Sipas tij, populli ynë kurrë nuk ka pasur vendim më të lehtë para vetes. “Jemi ne që na prin Avdullah Hoti, brezi i shtetndërtimit, apo ana tjetër që është brezi i shtetshkatërrimit”, ka thënë Deda.
Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi ka thënë se kjo Grykë e Kaçanikut ka vlera të mëdha dhe kthesat që nisin këtu vazhdojnë gjatë.
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...