Shpejtoni me liberalizimin se dera mund të mbyllet!
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 08 June 2017
Profesori amerikan dhe eksperti i politikave ballkanike, Daniel Serwer gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave. Ai thotë se nëse do të ishte kosovar do të dëshironte që politikanët të vazhdonin sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë proces para se, siç thotë ai, dera të mbyllet me forcë
Dera e Kosovës drejt integrimit evropian mund të mbyllet me forcë nëse politikanët kosovarë nuk reagojnë shumë shpejt për t’i përmbushur obligimet e tyre, të cilat tashmë janë caktuar.
Serwer ka mbështetur konstatimin e tij mbi atë se po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave.
Më tutje, në intervistën e tij eksperti amerikan ka folur edhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë rrafsh ai ka thënë se pret që edhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dialogu të vazhdojë.
“Ju bëni paqe me armiqtë tuaj, jo me miqtë tuaj. Në sytë e Beogradit Ramushi është një kriminel. Në sytë e Prishtinës politikanët më të fuqishëm në Beograd janë kriminelë gjithashtu. Të gjithë do të duhej të tejkalojnë këtë”, ka thënë Serwer.
Kurse sa i përket efektit që Gjykata Speciale mund të ketë në skenën politike kosovare ai ka thënë se vendimet e saj do të duhen të respektohen, nga kushdo që është në pushtet në Kosovë. Megjithatë, ka shtuar se në shumë raste do të jetë e vështirë që Gjykata të gjejë llojin e provave të kërkuara për aktakuzat, thjesht për shkak të kohës së kaluar.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...