Lajme

E pazakontë: Mjeku rreh infermieren në sallën e operimit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 07 Qershor 2017

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një spital në provincën Henan të Kinës.

Menjëherë pasi pacienti është larguar nga salla e operacionit dhe ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, kirurgu flet me infermieren, njëkohësisht e dashura e tij dhe pasi ajo i kthen përgjigje, ai i lëshohet duke e goditur për disa sekonda me grushte atë.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas mediat kanë zbuluar se pse kishte nisur zënka mes tyre. Personat e tjerë që morën pjesë në operacion kanë thënë se gjithçka ka nisur kur kirurgu i ka thënë infermieres se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit dhe ajo këtë gjë nuk e kishte pranuar.

-Advertisement-

Video është bërë menjëherë virale duke u parë më shumë se 4 milionë herë në rrjetet sociale.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy