Është e mbuluar dhe kurrë nuk e ka nxjerrë gjoksin, por meshkujt kallen pas saj (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
12:44 | 07 Qershor 2017
Përderisa industria e modës është duke punuar për t`a thelluar hendekun e larmisë, nuk do të kishim përparim po mos të ishin zërat e atyre që mbajnë mbulesë islame sikurse Halima Aden, Miss Minesota e cila u bë bajraktare e veçantisë kulturore në botën e bukurisë dhe modës.
Që nga paraqitja e saj në CR Fashion Book, ajo vazhdoi me nënshkrimin e kontratave të rëndësishme dhe me ngritjen e vetëdijes për tërë një gjeneratë femrash të cilat e idolizojnë për guximin e saj.
Ajo na tregoi për pikëpamjet e saj mbi bukurinë si dhe ndikimin e standardit të zakonshëm në fëmijërinë e saj, problemin me zbardhjen e lëkurës në komunitetin ku jetonte, diskriminimin si dhe kujtimet nga vendlindja afrikane që e la në moshë shtatë vjeçe për të arritur në Amerikë.
Çfarë është ideja juaj për bukurinë, diskriminimin dhe inferioritetin?
Të qenit somaleze dhe afrikane është ëndje për lëkurë më të zbehtë. Lëkura e zbehtë nënkuptonte bukuri dhe fat. Kjo ka shkaktuar që shumë vajzave t`u tentohet zbehja e lëkurës me kimikate, produkte që janë të ndaluara në Sh.B.A.
Mendoj se shoqëria, media dhe të gjitha ato imazhe të bjondeve sykaltroshe janë arsyeja që njerëzit nuk ndjehen mirë me pamjen dhe ngjyrën e lëkurës së tyre.

A keni pasur shembull të fortë të femrës që ju drejtonte drejt një perspektive më të mirë?
Kam pasur nënën time. Ajo më bëri të kuptoj se nëse ndjehesh tërë kohën keq për veten dhe fajësoni të tjerët, do të fundoseni. Nuk duhet të zgjedhësh këtë mënyrë por të vazhdosh luftën dhe jetën dhe të mundohesh për më mirë duke u përmirësuar vazhdimisht. Për nënën time bukuria nuk është e patjetërsueshme dhe edukimi e arsimimi duhet të jenë prioritetet e mia, gjithmonë ishte kundër grimit.

Na flisni për problemet e juaja si minoritet si dhe për diskriminimin racor në Amerikë.
Për shkak se kisha mbulesë në shkollë më ngacmonin se nuk kam flokë dhe më detyronin të hiqja mbulesën për t`ua dëshmuar të kundërtën.
Sa i përket diskriminimit në Amerikë mendoj se unë si person me ngjyrë kam tjetër përshtypje për të bardhët pasiqë jam nga Afrika ndërsa afroamerikanët që janë pasardhës të skllevërve kanë një përshtypje tjetër. Mendoj se ky është problem botërorë e jo vetëm i Sh.B.A-ve pasiqë kudo në botë po ndodh bumi demografik dhe shoqëritë janë më të përziera se asnjëherë. Mendoj se Amerikanët janë duke u njohur me muslimanët nëpërmjet lajmeve dhe mediave, duke krijuar kështu një urrejtje të pabazë. Megjithatë shoh ndryshim në qëndrimet e njerëzve, ata kanë filluar të flasin me njëri tjetrin dhe të bashkohen.

Si ishte kur u larguar nga vendi juaj dhe a keni dëshirë të shkoni prap në Afrikë?
Njerëzit që vijnë në Amerikë nuk e bëjnë këtë nga qejfi por nga nevoja. Do të doja ta shoh Somalinë pasiqë nuk kam qenë asnjëherë atje dhe e di se është një gjë e mundshme edhe pse ka pjesë të Somalisë që nuk janë aspak të sigurta.
A mendon se gjenerata juaj është ndryshe nga ajo e prindërve tuaj?
Gjenerata e prindërve ka kaluar më tepër vështirësi se ne, kanë përjetuar trauma të ndryshme dhe kanë dëshmuar për horrore të pashpjegueshme. I janë përshtatur jetës ku asgjë nuk është e sigurtë, madje as e nesërmja mirëpo ajo gjë i ka bërë më të fortë.
Çfarë tjetër ju kujtohet nga fëmijëria juaj?
Njerëzit mendojnë se kam pasur një fëmijëri të tmerrshme. Tani i shoh kusherinjtë e mi duke parë fëmijë tjerë se si lozin në Youtube mirëpo nuk dalin të luajnë në oborr. Më parë fëmijëria ishte më interesante dhe më dinamike, tani gjithçka është pasive.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
































