Lajme

Ambasadorët e BE’së përkrahin vazhdimin e sanksioneve në Krime

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 06 June 2017

Ambasadorët e vendeve anëtarëve të Bashkimit Evropian kanë vendosur të vazhdojnë ndalimin e investimeve të bllokut në Krime edhe për një vit. Kjo vjen si dënim për aneksimin e armatosur të regjionit ukrainas nga ana e Rusisë.

Masat përfshijnë ndalimin e BE-së së importeve nga Krimeja, përveç rasteve kur prezantohet çertifikata ukrainase, ndalimin e blerjes së pronave në gadishullin e Detit të Zi nga kompanitë e vendeve të BE-së. Po ashtu është ndaluar edhe prania e flamurit të BE-së në anijet lundruese në atë regjion.

Këto sanksione që janë miratuar në vitin 2014, vazhdohen në baza vjetore dhe janë si përgjigje ndaj pushtimit dhe aneksimit të gadishullit ukrainas nga ana e Rusisë.

-Advertisement-

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të konfirmojnë vendimin e ambasadorëve në takimin e 19 qershorit në Luksemburg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera