Format më të shpeshta të manipulimit në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 05 June 2017
Shkruan: Arbër Jashari
Duhet thënë fillimisht se keqpërdorimi i votës dhe manipulimi i zgjedhjeve është shumë më i hershëm nga se e mendojmë ne. Si duket kjo dukuri ka lindur bashkë me zgjedhjet si institut. Kjo dukuri besohet se ka nisur qysh në Romën Antike në të cilën votimi është bërë më anë të tjegullave të thyera. Burimet historike flasin se mijëra vjet më vonë janë gjetur copëza të tilla me të njëjtin emër të shkruar nga e njëjta dorë që na bënë të supozojmë se kanë të bëjnë me manipulime të hershme zgjedhore. Në vijim do të flasim për mënyrat më të shpeshta të manifestimit të këtij lloji të veprave penale në Kosovën e pas luftës.
Vota në emër të tjetrit
Vota në emër të tjetrit rezulton të jetë një nga mënyrat më të shpeshta të manipulimit zgjedhor edhe në ditët e stome. Një prej problemeve më të mëdha zgjedhore në Kosovë është lista e votuesve. Ekzistojë qindra e mijëra kosovarë që jetojnë jashtë shtetit ose kanë vdekur apo persona që kanë lëvizur dhe ndërruar vendbanim, por që emrat dhe adresat e tyre nuk janë përditësuar-rifreskuar . Kur emigrantët e Kosovës votojnë jashtë shtetit me anë të postës , vota e tyre mund të refuzohet nëse dikush tashmë i ka shënjuar emrat e tyre në listën origjinale të votueseve në Kosovë. Po ashtu problemi me persona të vdekur është një problem tejet serioz që përsëritet vazhdimisht. Anëtarët e familjes nuk i raportojnë vdekjet në mënyrë rutinore, edhe në rastet kur i raportojnë, komunat nuk i lajmërojnë këta emra në mënyrë adekuate tek Ministria e Punëve të Brendshme. Individët të cilët kanë lëvizur brenda komunës së tyre, mbeten në listën paraprake dhe shpesh nuk votojnë, sepse emrat e tyre gjenden në qendrat e votimit prej nga e kanë prejardhjen. Nga një studim që kishte zhvilluar vite më parë Instituti Kosovar D4D, tregon se vetëm 60 % e votueseve në Kaçanik, jetonin aty ku figuronin në listë. 40 % të tjerët ose ishin jashtë vendit ose kishin lëvizur në ndonjë vendbanim tjetër. Çka do të thotë kjo? Secili person i cili ka të drejtë vote e nuk e realizon, ekziston mundësia që dikush tjetër të votojë në emër të tij. Kjo mund të vërehet më së miri edhe nga dalja në votime në disa komuna, si në Skenderaj, Drenas e Deçan, ku dalja në zgjedhje në 2010, arriti në shifra rekorde, mbi 90 %. Teknikisht dhe praktikisht një gjë e tillë del të jetë e pa mundur. Deri në zgjedhjet e vitit 2014, votimet gjithherë janë realizuar gjatë dimrit, kur dita ka qenë më e shkurt. Kjo ka mundësuar që të bëhen manipulime më të mëdha për faktin se, më të rënë terri, partitë përmes komisionarëve e shpeshherë duke shfrytëzuar edhe mungesën e energjisë elektrike (e cila edhe mund të jetë ndërprerë më qellim nga ana e zyrtarëve të KEK-KEDS-it), kanë filluar avazin e mbushjes së kutive të votimit. Parregullsi të tilla u raportuan sidomos në zgjedhjet lokale të 2009-tës, ato parlamentare të 2010, për çka është dashur që procesi në disa komuna të përsëritej disa herë.
Votimi familjar
Problem në pothuajse të gjitha proceset zgjedhore deri me tani në Kosovë, e që është raportuar vazhdimisht nga vëzhguesit dhe monitoruesit e zgjedhjeve, është edhe votimi familjar.
Bazuar në një përkufizim të ofruar nga Komisioni i Venedikut, “votimi familjar” paraqitet në rastet kur një anëtar i gjinisë mashkullore në familje, shoqëron një apo më shumë të
afërm të gjinisë femërore në kabinën e votimit. Në rastet kur grupet familjare votojnë së bashku, apo në rastet kur një anëtar i gjinisë mashkullore voton në emër të një apo më shumë të afërmve familjarë të gjinisë femërore.
Fenomeni si i tillë, ua mohon femrave ushtrimin e të drejtës ekskluzive – votimin e lirë, të fshehtë dhe të pavarur, të siguruar me ligj dhe si rrjedhojë përbën veprën penale cenim i fshehtësisë së votimi – neni 218 dhe ka elemente të veprës penale cenim i përcaktimit të lirë të votuesve, neni 213 i Kodit Penal.
Shitja e votës dhe “treni bullgar”
Një dukuri shpesh e proklamuar nga mediet dhe partitë politike del të jetë edhe e ashtuquajtur treni bullgar. Quhet kështu për shkak të vendit të origjinës ku ka nisur të zbatohet kjo “metodë”. Ka raste të raportuara kur letra e bardhë apo letrat tjera janë gjetur brenda kutive të votimit. Ky është një tregues se votuesi ka marrë fletëvotimin dhe ka futur diçka tjetër brenda në kuti. Fshehtësia e këtij “triki” qëndron në atë se fletëvotimi i pa plotësuar bie në duart e militantit partiak, jashtë qendrës së votimit, i cili e plotëson atë dhe ja jep votuesit të radhës. Votuesi i radhës e fut në kuti të plotësuarin dhe nxjerrë jashtë një të pa plotësuar të cilin ja jep militantit partiak nga i cili merr të hollat. Kjo formë mund të zgjas gjatë gjithë ditës dhe nuk është shpikje e kosovarëve, për çka tregon edhe emri “ treni bullgar”. Kështu mundësohet shitblerja e votës. Mënyrë tjetër që dëshmon për pazar me vota është edhe fotografimi i votës. Kjo i shërben si dëshmi votuesit se ka votuar për subjektin ose kandidatin e duhur politik në mënyrë që ta merr shpërblimin.
“Dora” e komisionarëve
Komisionarët e vendvotimeve janë identifikuar si manipuluesit kryesorë të zgjedhjeve në vitin 2007, 2009,dhe 20109. Kjo u dokumentua më së miri nga misionet e ndryshme vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore dhe u fuqizua me vendime gjyqësore. Sistemi zgjedhor parlamentar i Kosovës dhe mundësia që në listën për deputet ose këshilltar komunal të nënvizohen deri në pesë persona, hap dyert edhe për një manipulim të një natyre tjetër. Shumëkush nuk voton për 5, por shkon vetëm më 1, 2 apo 3. Ngjashëm ndodh edhe në zgjedhjet për këshilltar komunal. Këtu edhe vjen në shprehje “dora e komisionarëve” të cilët gjatë procesit të numërimit, i plotësojnë numrat e pa plotësuar, duke rrumbullakuar ata për të cilët kanë marrë direktiva nga partia e tyre. Zakonisht, në PZAP, pas zgjedhjeve parlamentare, shumica e ankesave janë të kësaj natyre. Madje, në pjesën dërmuese të rasteve, kandidatët për deputetë, ankohen në rivalët e tyre brenda subjekteve.
Raportet e kohës pas zgjedhjeve te viti 2010 flasin për dyshimet për përfshirje të rreth 5.000 komisionarëve në manipulimin e zgjedhjeve.
Përpos këtyre formave në gjykatat e Kosovës janë evidentuar edhe raste tjera si cenim i përcaktimit të lirë të votuesve, marrje e ryshfetit në votime etj.
Pjesë nga studimi “ Veprat Penale kundër të drejtave të votimit 2010-2013”. Më qellim që të jetë më i përshtatshëm për lexuesit , shkrimit i janë hequr referencat.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...




































