Lajme

Maqedoni, humbin dy vajza e një grua

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 03 Qershor 2017

Në 24 orët e kaluara në polici janë paraqitur të zhdukura dy vajza të moshës 11 vjeçare dhe 15 vjeçare, si dhe një grua 38 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në stacionin e policisë në Gazi Babë dje në orën 13, D.XH (44) nga Shkupi ka paraqitur se më 1 qershor rreth orës 14 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e saj 11 vjeçare.

Mbrëmë në orën 22:40 në stacionin policor në Shtip, S.S (46) nga fshati Çardaklia, ka paraqitur se më 1 qershor nga ora 20 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij A.C (38).

-Advertisement-

15 minuta pas mesnate në stacionin policorë në Kumanovë, I.Z (37) ka paraqitur se më 1 qershor rreth orës 15 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 15 vjeçare.

Nga MPB thonë se për të tre rastet po merren masa për gjetjen e personave.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy