Lajme

PZAP dënon koalicionin PDK-AAK-Nisma për vendosjen e posterit kundër rregullave

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 02 Qershor 2017

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, është dënuar me 1200 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të një posteri të kandidatit për deputet, Bekim Haxhiu, i cili ishte vendosur në objektin e Degës së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Komoran kundër rregullave të fushatës zgjedhore.

Dënimi ka ardhur pas ankesës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Bekim Haxhiu, e kishte mohuar akuzën, duke kundër-akuzuar se janë aktivistë të Vetëvendosjes që vet e vendosen posterin që t’i bëjnë problem më pas Haxhiut.

-Advertisement-

Por vendimi i PZAP thotë se ankesa e Vetëvendosjes, pranohet si e bazuar dhe koalicionit PDK-AAK-Nisma i shqiptohet dënim prej 1200 eurosh, njofton Klan Kosova.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy