Lajme

Personat me aftësi të kufizuara të “diskriminuar” nga fushata dhe zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 02 June 2017

Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë që llogaritet të jenë mbi 18 mijë, vazhdojnë të mbesin kategoria me e diskriminuar sa i përket pjesëmarrjes në fushatë zgjedhore dhe në zgjedhje.

Qasja e vështirë dhe përshtatshmëria janë ndër pengesat kryesore të pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara, në fushatë dhe ditën e zgjedhjeve më 11 qershor.

Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi, për Indeksonline ka thënë se vështirësia kryesore është qasja e personave me aftësi të kufizuara në shkolla për të votuar si çdo qytetarë tjetër.

-Advertisement-

“Jemi takuar me anëtar të partive politike e të KQZ-së për rregullimin e çështjeve që kanë të bëjë me personat me aftësi të kufizuara për fushatën elektorale dhe ditën e zgjedhjeve. Vështirësia kryesore mbetët qasja publike e personave më aftësi të kufizuara, çështje kjo që nuk është e rregulluar si duhet nëpër shkolla. Po ashtu, bashkë me organizatën Demokracia në Veprim, jemi përkushtuar në vezhgimin e fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, ku 6 persona për momentin janë në proces trajnues në lidhje më këtë. Do të vëzhgojmë se çfarë qasje po ju ofrohet kësaj kategorie, transporti të vendvotimi, pastaj 1 ose 2 persona të sigurojnë ndihmë të fletvotimi dhe pastaj të kutia e votimit” ka thënë Maliqi.

E drejta e mundësuar e personave me aftësi të kufizuara që të votojnë është e garantuar edhe me ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale.

“KQZ krijon procedura të përshtatshme dhe ndërmerr aktivitete për të garantuar se të gjithë personat me aftësi të kufizuara mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe të marrin pjesë tërësisht në procesin zgjedhor në Kosovë”, thuhet në nenin 59 të këtij ligji për votimin.

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV), gjatë prezantimit të gjeturave të mbarvajtjes së fushatës zgjedhore deri më tani ka thënë se në 16 aktivitete pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marr pjesë rreth 40 persona. Ndërsa në 16 aktivitete zgjedhore personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje.

Edhe Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara përcakton detyrimet e shtetit për akses në objektet dhe shërbimet publike si dhe detyrimet e krijimin e lehtësirave për votim për zgjedhësit me aftësi të kufizuara.

Maliqi po ashtu ka komentuar për programet politike të partive ku sipas tij edhe sikur herave tjera, ato nuk konsulltohen me persona me aftësi të kufizuara me nevojat e tyre dhe zakonisht përmenden vetëm si çështje bamirësie, nevojë për tu ndihmuar dhe jo si individ me të drejtata e barabarta si çdo qytetarë tjetër./Indeksonline

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera