A e shkaktuan helmimin e demokratëve projektorët? Ja ç’thotë Prokuroria
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 02 June 2017
Prokuroria ka dërguar një letërporosi në Gjermani në lidhje me hetimin për helmimin e 146 pjesëmarrësve në mitingun hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në kryeqytet.
Ditën e djeshme, Prokuroria ka bërë me dije se Mjekësia Ligjore në Tiranë ka kthyer përgjigje me shkrim se e ka të pamundur të kryejë ekspertimet e kërkuara për 146 mbështetësit e PD-së të paraqitur në spital me shenja helmimi menjëherë pas mitingut të hapjes së fushatës.
Mjekësia Ligjore në Tiranë ka thënë se duhet të analizohen 32 mijë elementë për përcaktimin e lëndës që ka sjellë pasojat dhe për këtë arsye, ekspertimi është jashtë mundësive të saj ekonomike e njerëzore.
Pas marrjes së përgjigjes me shkrim, organi i akuzës i është drejtuar me letërporosi Gjermanisë ku ka nisur për ekzaminimin e gjakut, urinës dhe rrobat e 20 prej personave më të prekur nga komplikacionet shëndetësore gjashtë orë pas mitingut hapës të fushatës, shkruan Panorama.
Nga ana tjetër, në Tiranë, pritet që brenda 48 orëve të dalin edhe përgjigjet nëse janë apo jo projektorët shkaktarët e shqetësimeve. Në saje të një eksperimenti të zhvilluar në kushtet dhe me projektorët që është mbajtur mitingu i PD, ekspertët kanë dalë në konkluzionin përfundimtar, i cili pritet t’i dërgohet Prokurorisë.
Mësohet se konkluzioni ka qenë që projektorët nuk e shkaktojnë problemin shëndetësor në formën dhe në masën që u është shfaqur më se 146 personave pjesëmarrës në mitingun e PD. Pikërisht bazuar në këtë përfundim që pritet t’i shkojë edhe me shkrim Prokurorisë, grupi i hetimit ka administruar analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar se me çfarë janë helmuar të dëmtuarit.
Një tjetër ekspertim do të ketë për rrobat e personave të helmuar. Në dosjen e referuar në Prokurorinë e Tiranës, policia evidentonte se në përfundim të aktivitetit elektoral të PD për zgjedhjet parlamentare 2017, disa pjesëmarrës në të u regjistruan në kartela për ndihmë mjekësore, me simptomat e skuqjes së fytyrës, syve dhe qafës.
Të tjerët janë paraqitur në spital për këshillim mjekësor, duke e çuar numrin e të dëmtuarve në 146. Policia referoi në dosje si shkaktarë të dëmeve në shëndetin e njerëzve projektorët e përdorur për ndriçim.
Por nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka pasur këtë qëndrim, duke e regjistruar dosjen për veprën penale “pengim i tubimeve zgjedhore”. Në hetime në lidhje me këtë çështje më- sohet se është përfshirë edhe Antiterrori, ndërsa Policia ka sekuestruar dy projektorë të kompanisë që siguronte ndriçimin e mitingut me të cilët është kryer edhe eksperimenti. /albeu.com/
Të tjera
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...