Refugjatët duan të ikin nga Gjermania në Siri
Autori: Gazeta inFokus
10:32 | 02 Qershor 2017
Aktualisht në Siri është në fuqi një armëpushim, por ai është i brishtë dhe madje vdekjeprurës, sepse nuk mungojnë sulmet e ndryshme gjatë të cilave ka të vrarë e të plagosur. Por pavarësisht rreziqeve shumë refugjatët që kanë gjetur strehim në Gjermani rikthehen te familjet e tyre në Siri.
Në një faqe arabisht në Facebook ofrohen hapur për shitje leje qëndrimi gjermane për refugjatët sirianë. Deri në tetë pasaporta të reja ofrohen në ditë: çmimi 1.600 euro për copë. Ne duam të dimë më tepër se si është puna dhe bëjmë sikur jemi të interesuar për të blerë një pasaportë.
Përmes faqes së FB lëmë takim me shitësin e një pasapote në Dyseldorf. “Këtu ndjehem mirë dhe kam një apartament të mirë. Po unë jam i martuar dhe familja ime është në Idlib, në Siri. Përveç kësaj, dy nga vëllezërit e mi u vranë disa muaj më parë. Unë duhet të kthehem. Ja ku është pasaporta ime.” – thotë siriani.
Dhe vërtetë. Kjo është pasaporta blu, që lëshojnë autoritetet gjermane si dokument zëvendësues për të refugjatët që nuk i kanë pasur me vete dokumentet e tyre. “Shumë nga miqtë e mi janë kthyer tashmë, disa janë vetëm duke pritur për dokumentet e tyre gjermane që pastaj t’i shesin dhe të kthehen. Por më e çuditshmja është se ardhja ilegalisht për në Gjermani ishte e shtrenjtë dhe e rrezikshme, dhe tani që dua të kthehem duhet të gjej sërish një trafikant.” – thotë refugjati sirian që ka vendosur të rikthehet në vendlindje.
Përmes ç’rruge kthehen refugjatët?
Ne duam të marrim vesh se përmes ç’rruge kthehen refugjatët. Nga forumi në Facebook e dimë se Greqia, është vendi nga organizohet rikthimi. Nga Mynihu fluturojmë për Selanik. Në aeroport hyjmë në bisedë me dy sirianë që do të fluturojnë me të njëjtin avion. Bilali dhe Jusufi, dy vëllezër nga Aleppo, do të rikthehen në vendlindje.
“Në fund na u bë shumë e vështirë jeta në Gjermani, të gjitha ligjet ishin kundër nesh. Ne ishim prej 16 muajsh në Gjermani, por dokumentet na i dhanë vetëm para tre muajsh.” – thotë Jusufi.
“Gruan dhe dy fëmijët i kam ende në Aleppo. Kur u bë e qartë se për t’i sjellë ata në Gjermani është pothuajse e pamundur, vendosa të largohem nga Gjermania.” – shton Bilali.
Ata nuk na thonë nëse i kanë shitur tashmë dokumentet e tyre gjermane, ose nëse duan t’i shesin në Greqi,
Trafikantë të organizuar
Disa orë më vonë arrijmë në Selanik dhe kontaktojmë sërish forumin në Facebook: “Hi, jemi këtu në Selanik me dy refugjatë të tjerë. Ne duam të dimë si mund të shkojmë në kufi.”
Trafikanti na lë një mesazh zanor: “Ky është numri i kushëririt tim, merreni në telefon, i thoni se ju dërgon Habushi, dhe se duhet të merrni autobusin për Didymoticho.”
Të nesërmen nisemi me autobus në drejtim të kufirit. Udhëtimi zgjat tetë orë. Rruga kalon përgjatë lumit Evros, që ndan Greqinë nga Turqia. Në shumë vende lumi zëvendëson gardhet kufitare. Të paktën 1.500 vetë thuhet se janë mbytur në përpjekje për të kaluar lumin.
Pasdite arrijmë në qytetin kufitar Didymoticho dhe kontaktojmë sërish trafikantin. “Arritëm, po çfarë duhet të bëjmë tani?”
Kontrabandisti na thotë që të marrim një dhomë tek hotel “Anises”, ai do të vijë të na marr aty natën dhe do të na kalojë në anën tjetër. Ne ndjekim udhëzimet e tij dhe marrim një dhomë.
E ku nuk bëhen marifete?
Në një takim me një nga kryetarët e komunave të rajoni, e pyesim se ç’di ai për biznesin me refugjatët. Ai s’do të flasë hapur me ne, por pranon të na jap intervistë fshehurazi.
“Unë nuk them se nuk ka rrjete si në anën tonë edhe në anën tjetër. Sigurisht, ata punojnë së bashku për të trafikuar refugjatët. Por në shumicën dërrmuese trafikantë nuk janë vendasit. Dhe pa më thoni se ku nuk bëhen marifete!
Edhe pse në të dy anët fushat shkojnë deri tek bregu i lumit, zona është zonë e ndaluar ushtarake. Zyrtarisht këtu nuk lejohen filmimet na thotë kryetari i komunës, por ai do të bëjë një përjashtim dhe na tregon një nga vendet ku refugjatët kalojnë Evrosin.
Kthehemi në hotel. Bisedojmë sërish në chat me trafikantin: “Vëlla, çmimi nga Didimotichou deri në Stamboll është 200 Euro. Do vij t’ju marr sonte në darkë.”
Disa orë më vonë na vjen një mesazh nga dy sirianët, që kishim takuar rastësisht në avion. Ata kishin arritur ta kalonin kufirin. Më pas vijon në Facebook një video e trafikantit.
“Tani po vazhdojmë drejt Stambollit. Këta djem vijnë nga Gjermania. Kjo është ana tjetër e migracionit. Po e vë online.
“Gjithçka në rregull djem? Jeni të kënaqur me trafikantin?”
“Po qe një rekomandim i mirë. Edhe ju jeni të mirë djema.” /DW/

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...






























