Prishtina e Tirana zyrtare, të mos mbetën vetëm në fushta zgjedhore ta përmendin Krahinën e Preshevës
Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 02 June 2017
Shkruan: Refik HASANI
Zgjedhjet për Parlament të Kosovës jan caktuar të mbahen më datën 11 qershor kurse zgjedhjet për Parlament të Shqipërisë janë dekretuar të mbahen më datën 25 qershori të muajit tjetër. Dhe kjo fushatë e ,,nxehtë” , ka filluar që tash, madje duke e futur në lojë si kartë zgjedhore edhe tri komunat si premtime të fushatës, mu ashtu sikur edhe Serbia që e përdor çdo zgjedhje bashkëvendasit e vetë që jetojn si pakicë në Kosovë, në prag të zgjedhjeve.
Më datën 22 maj në Gjilan lideri aktual i AAK-ës dhe njëherit kandidati i nominuar për Kryeministër të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, theksoi se ,,Shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet dhuruar pasaportat e Kosovës’’. I kushtoi vëmendje bukur të gjatë një fjalim parazgjedhor krahinës shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Përafërsisht edhe këso oratorie mundë të presim edhe nga dy kandidatë tjerë të nominuar për Kryeministër, kandidati nga subjekti politik i LDK-ës z.Avdullah Hoti dhe kandidati i subjektit politik VV-ës për Kryeministër të Kosovës z.Albin Kurti.
Urojm që dy legjislaturat e reja që do të dalin nga zgjedhjet e 11 përkatësisht 25 qershorit do të prodhojn efekte dhe reflektojn e jo si deri më tani. Pikërisht në këtë reagim timin publik,do të ndalem te ajo që cituam më lartë, sa është vlerësuar dhe nga cila instancë Akademike apo institucionale është peshuar nga të gjitha aspektet për të marrë një qëndrim që ,,shqiptarë e Luginës së Preshevës e meritojne të ken pasaportat e Kosovës”.
Pyetja e pashmangshme është, si: Të gjithë shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të pajisen me dokumenta të Kosovës apo të Shqipërisë!?. Shqiptarëve të kësaj krahine për aqë sa ju takojn pasaporta e Kosovës aqë ju takojn edhe të Shqipërisë. Po, shqiptarët e Malit të Zi, A thua nga Tirana apo Prishtina zyrtare do të duhej të pajisen me pasaporta, kjo vlen edhe për Shqiptarët gjithandej diasporës të shpënndarë.
Pse deri më tani as në Parlamentin e Shqipërisë e Parlamentin e Kosovës dhe në takime të përbashkëta nuk jan shtruar këto tema, e jo të dilet me këso premtime. Sa jan të koordinuara, harmonizuara dhe nga cila platform a strategji e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare dalin këto premtime të kësaj fushate zgjedhore. A do të duhej ndërtuar së pari një bashkëveprim lidhur me këtë dhe çështje tjera dy parlamentet, dy qeverit,dy kryeministrit,dy kryeparlamentarët e kështu me radhë. Para se të premtohej në fushata është dashur realizimi i rezolutës e miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, me Nr. 04-R-011, të dt. 6 qershori të vitit 2013,nuk është zbatuar përkundrazi është ulur në një tretman më të ulët.
Para se të premtohej në fushata është dashur të paraqitet edhe në bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës duke u kërkuar nga Brukseli zyrtar dhe instanca tjera për reciprocitet e që jan të diskriminuar shqiptarët e kësaj Krahine etj. Para se të premtohej në fushata është dashur,që përfundimisht ndaj kësaj krahine Prishtina e Tirana zyrtare të bashkërendisin dhe ndërtojn një platformë a strategji që t’i praqesin e artikulojn kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanzimat e BE-së dhe OKB-ës.
Dy Qeverit dhe dy Parlamentet të gjejnë zgjidhje për çështjen e Abetares, nostrifikimit të diplomave, të ndajn një fondë të përhershëm etj. E jo për dy dekada vetëm nga 50 mij euro jan ndarë. Premtim të ngjashme do të mundë të bëhen gjatë kësaj fushate edhe nga dy kandidatë tjerë të nominuar për Kryeministër të Republikës së Kosovës.
Në vendë të premtimeve pse nuk afrojn një ndihmë vjetore prej pesë milion euro sa kushtojn edhe këto zgjedhje të parakohshme për Parlament të Kosovës e jo të premtoj pasaportat të Kosovës e premtime tjera në fushatë dhe prap të mbetet aty ky ishte e diskriminuar kjo Krahinë nga Serbia dhe e harruar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Para se të premtohet në fushata është dashur një qëndrim rreth Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992, për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës,marrëveshjes së Konçulit, për çështje e formimit të asociacionit të tri komunave, etj. Medvegja, Bujanoci dhe Presheva jan një rajon më i diskriminuari në gjithë Evropën, prandaj më së paku i duhet të jen një kartë zgjedhore për premtime nga më të ndryshmet.
Prishtina e Tirana zyrtare,premtojn gjithëçka në fushata zgjedhore për Krahinën ton, e pas zgjedhjeve mbetën vetëm fjalë. Kjo krahinë jo që nuk e meriton,por kështu me premtime do të zbrazët
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...