Gjykata Themelore e mbingarkuar me lëndë kundërkorrupsionit
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 01 Qershor 2017
Lëvizja FOL sot ka mbajtur tryezën e diskutimit për performancën e Gjyqësorit në Luftën Kundërkorrupsion.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin akterët të ndryshëm të gjyqësorit në Kosovë si: Agim Maliqi nga KGJK, kryetar të Gjykatave Themelore të Kosovës, përfaqësues të EULEX-it, organizata të shoqërisë civile dhe mediat.
Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL, tha se matja e efikasitetit të gjyqësorit në fushën kundër korrupsion është bërë duke u mbështetur kryesisht në metodologjinë e përdorur nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, por edhe në metoda tjera.
Sipas tij, të gjeturat tregojnë se Gjyqësori ka treguar një performancë të mirë në luftën kundër korrupsionit në përgjithësi.
“Në vitin 2016 gjyqësori ka pasur në punë 639 lëndë kundër korrupsion. Nga këto lëndë, 407 lëndë janë bartur nga viti 2015, 232 lëndë kanë hyrë gjatë vitit 2016. Gjykata ka dhënë drejtësi për 284 lëndë. Me këtë performancë, gjyqësori ka zgjidhur më shumë lëndë se sa ka pranuar në vitin 2016”, tha Zulfaj.
Megjithatë, për shkak të numrit të madh të lëndëve të bartura në disa gjykata, siç është rasti me Gjykatën Themelore në Prishtinë, sipas Zulfajt, trendi i nivelizimit të lëndëve do të marrë një kohë të gjatë. “Bazuar në performancën e gjyqësorit për vitin 2016, Gjykatat do të arrijnë të nivelizojnë lëndët e bartura në vitin 2029”, tha ai.
Ndërkaq Agim Maliqi nga KGJK-ja tha se raporti i publikuar nga FOL është mjaftë i detajuar dhe këto të gjetura duhet te analizohen ne detaje nga ana e KGJK-së ne mënyrë që të përmirësojmë performancën.
“Tek ne prioritet është rritja e besimit të qytetarëve në gjyqësor. Sipas të dhënave Prishtina është me keq ndërsa Gjakova e Ferizaj janë kampion në zgjidhjen e lëndëve sepse ju kanë dhënë prioritet. Ndërkaq Mitrovica duhet vlerësuar edhe në çfarë kushtesh punon”, tha Maliqi.
Beqir Kalludra nga Gjykata themelore në Prishtinë tha se kjo gjykatë ka problem me numrin e madh të lëndëve të trashëguara.
“Përveç lëndëve të trashëguara kemi problem edhe me sigurimin e palëve në procedurë. Kemi lëndë të EULEX-it, të prokurorisë speciale në lëndë specifike. Ndodh që një lëndë ka 94 folldera. Prokuroria ka ecë përpara sepse i ka profilizuar prokurorët. Ne këtë e kemi shumë problem”, tha Kalludra, i cili propozoj se lëndët mbi 10 vite të gjykohen nga departamenti i krimeve të rënda nga një gjyqtarë.
Ali Kutllovci nga Gjykata Themelore ne Mitrovicë tha se ka sukses në këtë gjykatë mirëpo duhet parë edhe kushtet e punës.
“Përveç kushteve të rënda të punës kemi problem edhe me ikjen e gjyqtarëve ku 12 gjyqtarë kanë lënë punën në Gjykatë “, tha Kutllovci.
Jennifer Seel nga EULEX-i tha se ky raport është një përmbledhje e mire dhe numrave dhe shpresoj se do të jetë çdo vit duke e pasuruar edhe me formula tjera ku do te pasurohej me shumë.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...

































