Fun & Video

Çfarë ka postuar Trump?!

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 31 May 2017

Mbi 74 mijë ripostime dhe më shumë se 92 mijë pëlqime në dy orë. Ky është një rezultat i mirë edhe për një president të Shteteve të Bashkuara, që megjithatë është mësuar të gjenerojë gjëra të rëndësishme në çdo postim në rrjetin social.

Por sa keq që postimi i bërë nga presidenti Donald Trump, rreth mesnatës në SHBA, pra, 6 e mëngjesit në Shqipëri, ka një problem të madh interpretimi, përveçse shqiptimi.

“Despite the constant negative press covfefe”, thuhet në postimin e bërë nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

-Advertisement-

Pavarësisht se pjesa e parë e fjalisë kuptohet shumë mirë, askush nuk e di misterin e fjalës “covfefe”, që nuk shfaqet në asnjë fjalor. Hamendësohet se ai ka dashur të shkruaj fjalën “coverage”, dhe në këtë mënyrë e gjithë fjalia merr kuptim. Pra, “Pavarësisht mbulimit konstant negativ të shtypit”.

Nga ai moment postimit nuk i është bërë asnjë rishikim, por rrjeti ka shpërthyer me interpretimet nga më të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera