Lifestyle

Kjo është fara që pastron lëkurën dhe forcon imunitetin

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 31 May 2017
Fjalët magjike të Ali-Babës para arit të fshehur: “Hapu sesam” janë inspiruar nga këto fara, pasi që janë ilaç për gjithçka.

Forcojnë nervat

Pasi përmbajnë shumë fitosterole, rregullojnë nivelin e yndyrës në gjak. Pos kësaj, fitosterolet kanë aftësinë e uljes së rrezikut nga shfaqja e disa formave të kancerit dhe e forcojnë imunitetin. Vaji i susamit parandalon trombet, derisa ndikon mirë edhe në sistemin nervor, preferohet kur jeni të lodhur, në depresion dhe për të shtuar energjinë, derisa magnezi pakë- son dhimbjet e kokës shkaktuar nga migrena, transmeton Kosova Sot.

Ruan eshtrat dhe lëkurën

-Advertisement-

Pos se ndikon te inflamacionet dhe dhimbjet e artritit reumatoid e osteoporoza, të gjithëve atyre që nuk kanë mjaftueshëm kalcium, u sugjerohet të përziejnë një lugë susam dhe 50 mililitra jogurt, që në vazhdimësi duhet konsumuar në lukth të thatë. Pos kësaj, që ruan eshtrat, është i mirë edhe për lëkurën, sepse parandalon bakteret, kërpudhat dhe aknet, përmirëson hormonet e lëkurës, pakëson njollat dhe mbron lëkurën e ndjeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera