Lajme

Rritet numri i të vdekurve nga stuhia e madhe në Moskë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 30 May 2017

Është rritur në 14 numri i të vdekurve në stuhinë e madhe që e ka goditur Moskën dhe rajonin përreth gjatë ditës së hënë, njoftojnë mediat ruse.

“Njëmbëdhjetë persona janë vrarë në Moskë dhe tre të tjerë në Rajonin e Moskës,” ka thënë zëdhënësja e Komitetit Hetues Rus, Svetlana Petrenko, transmeton Express.

Një nga viktima është një i mitur, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Në total, 168 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe 146 të tjerë janë shtrirë në spital, ka thënë shefi i departamentit mjekësor të Moskës, Alexei Khripun.

Njëqind e tetë persona, përfshirë 22 fëmijë, mbesin në spitale dhe tetë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se stuhia ka qenë e paparë më herët./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera