Lajme

Hoti: Të rinjtë që studiojnë jashtë duhet të bëhen ministra

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 29 May 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti bashkë me anëtarë të këtij koalicioni është duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Prishtinë.

Hoti ka folur për hapësirën që duhet dhënë të rinjve.

“Brezi i Republikës ka shumë të rinj që shkollohen jashtë vendit dhe atyre duhet tu japim hapësirën”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

“Ata duhet t’i kemi ministra pas disa vitesh”, ka shtuar ai.

Hoti ka përmendur se me të në Qeveri, të rinjve në vend do tu mundësohet punë praktike me pagesë një vit pas shkollimit.

“Ne do të ia kthejmë këtij vendi qetësinë sikur dikur Presidenti Rugova”.

“Ne duam t’i bëjmë institucionet tona, ku debatohet për cilësinë në arsim, shërbimet shëndetësore, pensionet, rend dhe ligj”.

“Do ta ndryshojmë gjendjen me 11 qershor dhe do ta fillojmë punën më 12 qershor”, ka shtuar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera