Lajme

Haradinaj në rajonin e Pejës: Ne e kemi zgjidhjen për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 25 May 2017

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicionin PDK-AAK–Nisma, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në rajonin e Pejës, në fshatrat Gllogjan i Pejës, Kosuriq, Buqan, Baran, Kryshec, Raushiq, Loxhë, Grabovc etj, njofton kumtesa partiake

Ai ka bërë homazhe tek komplekset e dëshmorëve, ka takuar qytetarë të shumtë të kësaj zone, më të cilët ka bashkëbiseduar për problemet dhe nevojat e tyre si dhe ka shpalosur vizionin për të ardhmen e vendit.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Proceset e mëdha dhe synimet tona të përbashkëta kërkojnë rrugë dhe zgjidhje. Ne e kemi zgjidhjen dhe ne e kemi përkushtimin për ta bërë këtë”, tha Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasojnë rrëzimin e qeverisë së koalicionit LDK-PDK, në një mocion mosbesimi të ngritur nga partitë në opozitë por të mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Demokratike në pushtet.

Një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit, që pasoi rënien e qeverisë, Presidenti Hashim Thaçi, pas konsultave me partitë politike parlamentare të cilat i bojkotoi LDK,mori vendimin për të shpallur 11 qershorin ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera