Lajme

Haradinaj: Koalicioni ynë ofroi veten për fillim të ri për vendin!

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 24 May 2017

Lideri i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradianaj ka thënë sot se koalicioni PDK-AAK-Nisma është bërë për t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime m të mëdha për vendin.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se ai, Kadri Veseli por edhe AAK e NISMA kanë ofruar vetën për një vizion e fillim të ri për vendin, transmeton Indeksonline.

Haradinaj dhe Veseli kanë vizituar sot gjatë ditës kompaninë farmaceutike Trepharm.

-Advertisement-

Ky është statusi i plotë:

Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin.

PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz!

Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë!

RH

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme institucionale janë përcaktuar të mbahen më 11 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera