Lajme

ISISI e merr përgjegjësinë për sulmin në Manchester

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 23 Maj 2017

I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në Manchester të Britanisë së Madhe, ku u vranë 22 persona dhe u plagosen 59 të tjerë.

ISIS zakonisht e merr përgjegjësinë pas sulmeve të tilla nëpër botë, transmeton Express.

Sulmi i mbrëmshëm gjatë koncertit të këngëtares amerikane, Ariana grande, në qytetin anglez të Manchester vrau të paktën 22 persona dhe plagosi 59 të tjerë.

-Advertisement-

Policia britanike ka thënë se kamikazi ka vepruar i vetëm dhe është vrarë në vend të ngjarjes.

Deri tani një person është arrestuar në lidhje me këtë sulm./Express/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy