Kurti i ndërron fjalët në fushatë, tani ka respekt për flamurin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 23 Maj 2017
I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, pas një ligjërate me studentë në Kolegjin ISPE, në një konferencë për media, i pyetur nëse partia e tij, Vetëvendosje, i pranon simbolet e Kosovës, ai është treguar i rezervuar në përgjigjet e tij, duke thënë se ata nuk i dëmtojnë simbolet e shtetit.
“Ne gjatë vizitave jashtë shtetit, nuk i kemi hequr ato e as nuk i kemi dëmtuar. Kosova meriton simbole më të mira, por nuk duhet të merremi me simbolika. Kosovës i takon edhe meriton simbole të tjera”.
Kurti ka folur edhe për mundësinë e ndryshimit të simboleve, duke përfshirë edhe flamurin, raporton Gazetametro.net.
“Çfarëdo ndryshimesh që do t’i bëjmë, do t’i bëjmë me ndryshime ligjore. Ajo për të cilën është e angazhuar Vetëvendosja, do të jetë substanca e shtetit të Kosovës, e jo simbolikat”.
Ndërsa i pyetur për një reklamë të PDK-së, ku Vetëvendosja paraqitet si parti që djeg vetura, Kurti ka thënë se nuk e ka parë atë reklamë, por sipas tij, partia që ai përfaqëson nuk funksionon me bateri.
“Vetëvendosje nuk funksionon me bateri. Nuk ka burim material të energjisë. Dhe nuk duhet ta merrni PDK-në më seriozisht sesa Vetëvendosjen”, ka thënë Kurti.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























