Lajme

Ambasadori Grajqevci publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 23 Maj 2017

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajqevci, është shprehur i shokuar pas shpërthimeve në qytetin e Mançesterit, ku kanë humbur jetën së paku 19 njerëz.

“Bashkëndjejmë me të gjithë ata që janë prekur drejtpërdrejt (nga sulmi) dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Ndërkaq, më herët ai kishte publikuar një numër emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester dhe numri është: +447961064763.

-Advertisement-

Kujtojmë se në Manchester Arena, në fund të koncertit të Ariana Grandes, ka ndodhur një sulm që po trajtohet si sulm terrorist, duke lënë së paku 19 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy