Gjyqësori në panik, kush largohet nga drejtësia pas Vetingut
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 23 May 2017
Nëntë muaj pas miratimit, partitë politike në Parlamentin Shqiptar, në bazë të marrëveshjes Rama-Basha dhe falë investimit historik të Perëndimit, i kanë hapur rrugë dje zbatimit të ligjit të Vetingut, i cili parashikon skanimin e trefishtë të njerëzve të drejtësisë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale.
Ngritja e komisioneve parlamentare ad hoc, për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të Vetingut, ka një rëndësi të shumëfishtë.
Së pari, zbatimi i ligjit të Vetingut është përcaktues për finalizimin e drejtësisë së re në tërësi, sidomos për ngritjen dhe veprimin e institucioneve të reja anti-korrupsion si: Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, misioni kryesor i të cilave është hetimi dhe ndëshkimi i korrupsionit elitar në Shqipëri.
Së dyti, zbatimi i Vetingut është një nga kushte kryesore për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, konkretisht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Së treti, zbatimi dhe veprimi i ligjit të Vetingut synon ndarjen e drejtësisë shqiptare nga korrupsioni, krimi, arbitrariteti dhe paaftësia, me anë të një kontrolli, i cili do të monitorohet në çdo hap nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Ja kush do largohet nga drejtësia
Që të fitojnë të drejtën për të shërbyer në sistemin e ri të drejtësisë, rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë duhet të plotësojnë tre kritere kryesore, pas një verifikimi të trefishtë, i cili do të mbikëqyret nga Perëndimi. Me veprimin e ligjit të Vetingut, parashikuar edhe në Kushtetutën e re, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët konsiderohen të shkarkuar. Ata do të rikonfirmohen në detyrë vetëm nëse kalojnë testin e Vetingut. Konkretisht, do të largohen nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët pas kontrollit rezultojnë se kanë deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Ata do të largohen gjithashtu nëse kanë mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, kanë kryer fshehje e pasurisë, kanë kryer deklarim i rremë dhe kur gjenden në situatën e konfliktit të interesit. Po ashtu, do të largohen nga sistemi, gjyqtarët dhe prokurorët që rezultojnë me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse kanë kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës. Nga sistemi do të largohen edhe ata që kanë bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë. Gjithashtu, nuk do të shërbejnë më në sistemin e drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të rezultojnë të papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale. Për secilin nga konkluzionet, do të ketë një verifikim të thelluar, ndërsa vendimmarrja për subjektin do të kalojë në disa nivele. Përparësia e kontrollit
Njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë do t’i nënshtrohen të parët procesit të Vetingut. Nisur nga hierarkia, Vetingu do të nisë me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Deden, për të vijuar më tej me anëtarët e kësaj gjykate: Vladimir Kriston, Vitore Tushaj, Altina Xhoxhajn, Fatmir Hoxhën, Gani Dizdarin, Besnik Imerajn dhe Fatos Lulon. Pjesë e listës me subjektet e para që do t’i nënshtrohen Vetingut, do të jetë edhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Kreu i organit të akuzës duhet të justifikojë pasurinë me dokumentacion ligjor në të kundërt mund të largohet nga detyra para përfundimit të mandatit. Krerët e prokurorive në Tiranë dhe rrethe do të kenë gjithashtu përparësi për t’u kontrolluar në fillim të procesit të zbatimit të Vetingut, shkruan Shqiptarja.com.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë gjithashtu prioritet i Komisionit të Rivlerësimit dhe ekspertëve të SHBA-BE. Ndryshe nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë deklaruar pasuri të “çmendura”, të cilat nuk përputhen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara. Disa anëtarë të kësaj gjykate, e cila që nga themelimi i saj nuk ka dënuar qoftë edhe një zyrtar të juridiksionit fillestar, janë identifikuar si njerëzit më të pasur të sistemit të drejtësisë. Në këtë kuadër, kontrolli i ligjshmërisë së pasurive të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, mund të prodhojë edhe surprizat e para. Në sitë do të kalojnë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani, Arjana Fullani, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Shkëlzen Selimi dhe Medi Bici.
Kushti
Që të fitojnë të drejtën për të shërbyer në sistemin e ri të drejtësisë, rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë duhet të plotësojnë tre kritere kryesore, pas një verifikimi të trefishtë, i cili do të mbikëqyret nga Perëndimi.
Përparësia
Njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë do t’i nënshtrohen të parët procesit të Vetingut Nisur nga hierarkia, Vetingu do të nisë me anëtarët e Gjykatës së Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe me kryeprokurorin.
Kushtet e largimit të gjyqtarit apo prokurorit nga drejtësia
Kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë/
Është kryer fshehje e pasurisë.
Është kryer deklarim i rremë.
Subjekti gjendet në situatën e konfliktit të interesit.
Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.
Subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Subjekti i rivlerësimit merr pjesë ose është i pranishëm në takime me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar.
Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt që është konstatuar nga prova të Besueshme.
Subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt, i cili përforcohet ose konsiderohet i besueshëm nga informacione të shërbimeve të fshehta dhe të besueshme.
Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.
Kur subjekti i rivlerësimit ka treguar cilësi të papranueshme në punë.
Kur subjekti i rivlerësimit ka treguar gjykim të dobët, nuk ka respektuar normalisht të drejtat e palëve ose viktimave.
Kur subjekti i rivlerësimit nuk është efektiv, në atë shkallë sa programi i trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës nuk mund ta zgjidhë këtë çështje për një vit.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...