Lumez merr pjesë në lansohet programi per Kompensimin e Viktimave te Krimit
Autori: Gazeta inFokus
15:12 | 22 Maj 2017
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mori pjesë në “Lansimin e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”, aktivitet ky i organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë
Në fjalimin e tij para të pranishmëve Kryeprokurori i Shtetit Z. Lumezi tha ‘’ Të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta themelore, të garantuara me Kushtetutë, me ligjet e
Republikës së Kosovës, me konventat ndërkombëtare, dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti. Ashtu siç jeni në dijeni, legjislacioni i Kosovës parasheh një skemë të kompensimit të viktimave nga shteti, të cilat janë të rregulluara me Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit si dhe me Ligjin për Kompensimin e viktimave të Krimit. Qeveria e Kosovës në Janar të vitit 2017 ka aprovuar dy akte nënligjore të rëndësishme me të cilat është kompletuar legjislacioni i nevojshëm dhe rrjedhimisht konsiderojmë se mund të fillohet me procesin e kompensimit të viktimave të krimit.
Në procesin e hartimit të këtij legjislacioni ka kontribuar edhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, më konkretisht, në hartimin e Ligjit për kompensim të viktimave të Krimit,hartimin e Rregullores për komisionin për kompensimin e viktimave si dhe me caktimin e një anëtari në Komisionin për kompensimin e viktimave nga radhët e Prokurorëve të shtetit
Vlen të theksohet fakti se Qeveria e Kosovës për këtë vit si fillim ka ndarë mjete buxhetore në shumën prej 100.000 eurove për kompensimin e viktimave të krimit dhe kjo është një tregues i mirë i përkushtimit për të rregulluar ketë çështje.
Mbesim me shpresë se edhe institucionet e drejtesisë, gjegjësisht prokurorët e shtetit, gjyqtarët por edhe Agjencioni për menagjimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, gjatë periudhës së ardhshme do të jenë më efikas në identifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Pasuria e konfiskuar duhet t’i kthehet shtetit por edhe të dëmtuarve duke i shitur astetet e konfiskuara dhe kompensuar viktimat e krimit.
Dua t’ju siguroj se institucioni i Prokurorit të Shtetit ka gatishmëri dhe përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe është duke i dhënë prioritet të veçantë ktyre rasteve, përmes Zyrës për mbrojtje dhe ndihmën e viktimave, të cilët janë të vendosura në shtatë zyre regjionale të prokurorive themelore, në të cilat kemi caktuar edhe prokurorët përgjegjës që do të merren me trajtimin e kësaj kategorie të ndjeshme të viktimave.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...





























