Të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, kujtojnë tmerrin e para 18 viteve
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 22 May 2017
Megjithëse nuk përkujtohet nga institucionet e vendit, masakrën e Dubravës, e kujtojnë ata të cilët përjetuan tmerrin dhe i mbijetuan kësaj masakre.
Një nga ta është dhe Sadik Zeqiri, i cili teksa flet për tmerrin që përjetoi, thotë se tash e 18 vjet më parë, ata ishin mes jetës dhe vdekjes dhe fati deshi që sot të jenë gjallë, por jo të gjithë, që ishin aty, pasi që një numër i madh nga ta u vra.
Zeqiri madje thotë se mungon organizimi shtetëror dhe se kjo masakër përkujtohet vetëm nga të burgosurit që mbijetuan, të cilët çdo vit i vizitojnë hapësirat e burgut të Dubravës, në vendin ky panë tmerr dhe vdekjen me sy.
“Institucionet fare nuk merren me këtë çështje edhe pse është dashur të bëhet në mënyrë institucionale organizimi i këtij përvjetori edhe i përvjetorëve të kaluar. Por, nuk ka ndodhur deri tani asnjëherë. Madje, ata nuk e shohin të udhës as të vijnë me neve të bashkë solidarizohen me neve, që të vizitojnë hapësirat në Burgun e Dubravës, ku është kryer një masakër shtetërore, me organizim shtetëror serb, ndaj të burgosurve. Institucionet nuk e shohin të udhës të bëjnë ndonjë organizim për neve. Duke na nderuar neve, duke i nderuar të vrarët në burgun e Dubravës, që ka qenë një numër prej 130 të burgosur që janë vrarë dhe mbi 300 që jemi plagosur. Por nuk e shohin të udhës. Sepse kanë ndoshta punë më të mençura të bëjnë. Është fatkeqësi që ende institucionet e Kosovës, nuk kanë bërë as padi zyrtare për masakrën e burgut të Dubravë s, që ka fakte të mjaftueshme”, tha ai.
Zeqiri, i cili si student iu bashkua UÇK-së thotë se më 25 gusht të vitit 1998 u arrestua dhe u dërgua në burgun e Dubravës, ku aty edhe filloi drama e vërtetë dhe maltretime çnjerëzore pa fund.
“Unë kam qenë student në Prishtinë dhe në fillimin e luftës, unë nuk e kam ndjerë veten mirë që të qëndroj në Prishtinë, me i kry studimet, por iu kam bashkëngjit UÇK-së. Kam shkuar këmbë në zonën ku unë jetojm, në Dukagjin, iu kam bashkëngjit UÇK-së. Kam qenë mbi dy herë me bartë armë. Më pas fatkeqësisht jam arrestuar nga forcat policore serbe. Me datë 25 gusht 1998 jam arrestuar dhe jam dërguar në burgun e Dubravës, njëherë në burgun e Pejës. Kam qëndruar mbi 6 muaj në burgun e Pejës. Kur ka dashur të nënshkruhet marrëveshja në Rambuje, neve të gjithë të burgosurve nga Burgu i Pejës, nga burgu i Gjilanit, Prizrenit dhe nga burgjet e tjera, na kanë mbledh të gjithëve, na kanë çuar në Dubravë. Ne kemi menduar që nëse nënshkruhet marrëveshja për ndaljen e luftës, kemi menduar që do të na lirojnë grup nga burgu i Dubravës, por ajo nuk ndodhi. Plani i S erbisë kishte qenë që aty të bëhet një kasaphane, e qëllimshme, duke e nxitur dhe bombardimet e NATO-s, sepse përreth burgut ka pasur paramilitarë dhe forca të mëdha serbe dhe NATO ka ra pre e provokimeve serbe dhe e ka bombarduar burgun, duke menduar që edhe ne jemi polic dhe ushtar serb”, tregon Zeqiri.
Por tmerri i vërtetë sipas tij erdhi pasi NATO bombardoi burgun, ku një pjesë e madhe e të burgosurve u vranë nga forcat serbe. E ata të cilët u plagosën dhe mbijetuan, u transferuan në burgjet tjera si në atë të Lipjanit dhe disa në gjendje të rëndë në spital.
“Ditët tjera, kanë qenë ditët e terrorit serb, që ka bërë ndaj neve. E që janë vrarë numër më i madh i të burgosurve. Ata në mëngjesin e datës 22, që është sot 18 vjet më parë, na kanë thirrë me megafona. Edhe pse ne flinim në oborr, që të rreshtohemi tek fusha e sportit, sepse ata donin të na jepnin një lajm. Ai lajm ka qenë sipas atyre, që në burgun e Dubravës nuk ka kushte më, pasi që është shkatërruar çdo gjë, sipas atyre nga NATO dhe ne duhet transferohemi nëpër burgje tjera. Dhe ne duke i dëgjuar ato rrëfime nga megafoni, ne pikat vrojtuese të burgut të Dubravës, kanë filluar të shtënat, me bomba, me automatikë dhe me armë të rënda, ndaj neve që ishim vetëm 10 metra larg tyre. E kush ka qenë në rreshtin e parë, që kanë qenë mbi 80 ne kemi qenë katër rreshta, mbi 900 të burgosur, të gjithë janë vrarë. Kjo ka qenë dita më e tmerrshme dhe dita më e pashpresë e jona, e ne të burgosurve…Aty ka qenë një pjesë me rënie tek fusha e sportit dhe kush ka mundur me ec dej aty, ka shpëtuar”, tha ai.
Zeqiri i cili i mbijetoi kësaj masakre, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor, është transferuar në burgun e Nishit, ku qëndroi për një vit.
Ai dhe shokët e tij që tash janë gjallë por që janë dëshmitarë të masakrës ku u vranë mbi 100 të burgosur shqiptarë, e duan një Kosovë më ndryshe, një Kosovë, për të cilën kishin luftuar dhe për të cilën kanë rënë dëshmorët e këtij vendi.
“Të gjithë duhet të punojmë që të kemi një Kosovë, atë që kanë dashur dëshmorët e kombit. Unë mendoj që duhet me punu të gjithë më shumë, jo vetëm institucionet por dhe ne si qytetarë. Këtu është një liri, që tani mund të endesh lirshëm. Por ende nuk është arritur ajo që është kërkuar, që është besuar që me luftë do të arrihet. Unë kërkoj shumë nga institucionet e Kosovës, që të punojnë për vendin e vet. Të mos e shtrijnë qafen ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ndaj presioneve të ndryshme. Por, këtë pavarësi që e kemi ta forcojmë. Sepse me forcimin e pavarësisë, është liri e plotë. Duhet të sigurohen vende pune më shumë. Duhet të dalin në ndihmë popullit më shumë, e jo vetëm të këqyrin për interesa të veta personale”, thotë Zeqiri për KosovaPress.
Para 18 vitesh në burgun e Dubravës u vranë rreth 150 persona, të gjithë shqiptarë.
Në këtë burg ka qenë duke e vuajtur dënimin edhe veprimtari për cështje kombëtare Ukshin Hoti.
Atij vuajtja e dënimit i kishte mbaruar më 16 maj të vitit 1999 dhe posa lirohet, rrëmbehet jashtë dyerve të burgut dhe që nga ajo kohë ende nuk dihet për fatin e tij.
Masakra e Dubravës si cdo vit përkujtohet nga të mbijetuarit dhe familjarët e të vrarëve duke vizituar vendet ku kanë ndodhur krimet.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...