Kadri Veseli ka një premtim të madh për pensionistët
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 21 Maj 2017
Në Kosovë pensionet kontribut dhënëse do të rriten për 22 për qind. Kështu ka thënë sot kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Ai këtë të dielë e ka kaluar me disa pensionistë në Prishtinë. Kryetari i këtij subjekti politik tha se pensioni minimal kontribut dhënës do të jetë 200 euro.
Kryetari i PDK-së vlerësoi rolin e pensionistëve kosovarë, ndërsa i siguroi se Qeveria e re do të ndërmarrë hapa të shpejt për reformat e nevojshme në sistemin pensional të Kosovës.
“Është e domosdoshme që së pari të rritet respekti institucional për pensionistët. Ka shumë aspekte të cilat duhet të ndryshohen dhe të avancohet statusi i pensionistëve. Ju kam thënë edhe më parë kur kemi bashkëbiseduar dhe sot po ju siguroj se pensionet kontribut dhënëse do ti rrisim për rreth 22 për qint. Pra pensioni minimal kontribut dhënës do të jetë 200 euro”, tha kryetari Veseli.
Kreu i PDK-së theksoi se pensionistët kosovarë kanë nevojë dhe meritojnë shumë më shumë lehtësira nga të gjitha nivelet institucionale.
“Nuk mundet me ecë Kosova përpara pa i respektuar të moshuarit. Dhe nuk ka shans ta ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të vet, pa i respektuar të moshuarit e vet. Kështu që, nëse ka kategori që ju kemi borxh si shoqëri ata janë pensionistët”, tha Veseli.
Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, e falënderoi Veselin për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kujdesin e treguar për pensionistët deri tani, ndërsa kërkoi që gjatë reformave të sistemit pensional të jenë të përfshirë edhe përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...





























