Kosova ka edhe 1 muaj afat për aplikim në UNESCO
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 21 Maj 2017
Muaji qershor është vendimtar nëse Kosova do të aplikojë sërish për anëtarësim në UNESCO.
Në sesionin e 21’të Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në rast të një aplikimi të Kosovës, do ta votonte anëtarësimin në muajin nëntor, në Paris.
Por deri me tani nuk është bërë e qartë nëse Kosova do të aplikojë apo jo, pasi Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk i ngutet për këtë çështje duke konsideruar se ka kohë.
Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme i kanë thënë arbresh.info se është ende herët për të dhënë deklaratë për një aplikim të mundshëm në UNESCO.
“Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon t’i përmbush detyrat dhe përgjegjësitë e saj përkitazi me këtë proces dhe ka një qartësi të plotë sa i përket aplikimit të mundshëm në UNESCO. Pa dyshim mbetet një nga prioritetet kryesore në mesin e shumë të tjerave për MPJ-në. Si përfundim, është ende herët të deklarohemi për një aplikim të mundshëm”, kanë deklaruar në këtë ministri.
Ende pa aplikuar Serbia ka angazhuar fuqishëm lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, proces të cilin e kishte penguar edhe në aplikimin e parë para dy viteve.
Profesori Dukagjin Popovci është shprehur se Kosova duhet të aplikojë dhe të loboj për anëtarësim në UNECSO, por sipas tij nuk ka garanci që edhe kësaj here do të pranohet.
“Mendoj që Kosova duhet të aplikoj për anëtarësim në UNESCO dhe qeveria të punoj me anë të lobimit që të fitohen sa më shumë vota në provën e vendimmarrjes, por nuk ka garanci që të qoj në anëtarësim e Kosovës në UNESCO” ka thënë Popovci.
Ai, mospranimin e Kosovës në UNESCO e ka quajtur si çështje e politikës ndërkombëtare, pasi që Kosovën nuk e njohin disa vende që janë pjesë e kësaj organizate.
“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është një çështje politike e cila ka të bëjë me politiken ndërkombëtare jo me politiken e brendshme të Kosovës dhe lidhjet drejtpërdrejt me statusin e Kosovës në nivelin ndërkombëtarë. Është fakt se një numër i vendeve nuk e njohin pavarësinë e Kosovës prandaj duke u nisur nga mënyra e votimit në UNESCO Kosova përsëri do të refuzohet për motive të tilla”, ka pohuar ai, duke shtuar se qeveria teknike duhet të gjejë forcën dhe të aplikojë përsëri.
Në nëntor të vitit 2015 për vetëm tri vota Kosova nuk është pranuar në UNESCO. Patën votuar gjithsej 122 shtete, 92 votuan pro kurse 50 ishin kundër, dhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim ishte paraqitur zyrtarisht nga Shqipëria.
Për pranimin e Kosovës në UNESCO duhen votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate që marrin pjesë në sesion.
UNESCO ka 195 vende anëtare dhe 10 vende antëare të asocuara.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
































