Lajme

Nxënësit armatosen deri në “dhëmbë” për të shkuar në ekskursion, ndërhyn policia në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 19 Maj 2017

Në autobusin me nxënës, Policia ka gjetur armë të ftohta.

Në fshatin Arllat të Drenasit, të enjten në mëngjes, Njësiti policor pas një informate ka ndaluar autobusin, i cili ishte duke transportuar nxënës në një ekskursion. Gjatë kontrollit të pasagjerëve te 3 të dyshuar, dy meshkuj K-Shqiptar dhe një K-A shkali (nxënës) janë gjetur dhe konfiskuar: 3 thika, një boks metali, si dhe një sasi e vogël e substancës narkotike.

“Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë rregullt”, bën të ditur Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar për “armëmbajtje pa leje”.

Bëhet e ditur se autobusi me nxënës ishte duke kaluar transit në Drenas.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy