Lifestyle

Martesa e lumtur ka vetëm këtë çelës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 19 May 2017

Lind shpesh pyetja se cili është çelësi për një martesë të lumtur. Ndërkohë që ka shumë aspekte tepër të rëndësishme që ndikojnë në jetëgjatësinë e martesës, shkenca mjekësore ka gjetur një faktor të rëndësishëm.

Përgjigja është: Seksi.

Studiuesit kanë zbuluar se ndjesia që ju përjetoni pas një marrëdhënie seksuale, mund të rris kënaqësinë edhe në një marrëdhënie më afatgjatë. Ndërkohë nga ana tjetër, studimet e mëparshme kanë treguar se seksi siguron përfitime edhe në lidhjet afatshkurtra midis partnerëve. Megjithatë, studiuesit vërejnë se shumica e çifteve nuk angazhohen në aktivitete seksuale çdo ditë.

-Advertisement-

Sipas statistikave nga Shoqëria Ndërkombëtare e Mjekësisë Seksuale, vetëm 21% e burrave dhe 24% e grave kryejnë marrëdhënie seksuale katër ose më shumë herë gjatë javës.

Ky studim i ri i kryer tregon se sekreti i një marrëdhënie të gjatë qëndron pikërisht tek ky detaj. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit përdorën të dhëna nga dy studime të tjera dhe përfshinë 200 çifte të sapomartuara. Ato raportuan lidhur me aktivitetet e tyre seksuale dhe kënaqësitë e përftuara, shkruan Shije. Po ashtu, çiftet u pyetën edhe për kënaqësitë e tyre nga marrëdhënia dhe nga partneri. Duke studiuar të gjitha detajet, studiuesit arritën në përfundimin se seksi është një element shumë i rëndësishëm në marrëdhënien tuaj dhe ndikon në një martesë të lumtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera