Lajme

Daci: Mustafa kurrë s’është munduar shumë për LDK-në, duhet të japë dorëheqje si kryetar

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 18 Maj 2017

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, që sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka sugjeruar Isa Mustafës ta lërë postin e kryetarit të partisë pas tërheqjes nga kandidatura për kryeministër.

Daci ka thënë për “Epoka e re” se e ka përkrahur Mustafën në “luftë” me Fatmir Sejdiun, pasi ka menduar se është më i freskët për LDK’në.

“Tash mendoj se është mençuri e madhe që ai të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, sepse për atë parti nuk ka bërë kurrë shumë mund”, ka thënë Daci.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se rritja e LDK’së mund të ndodhë vetëm nëse kjo parti kthehet në shtratin e rugovizmit.

Daci ka thënë se kryetar i ardhshëm i LDK’së duhet të vijë Lutfi Haziri.

Ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e LDK’së.

Daci ka thënë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit, vendin e presin shumë sfida dhe se duhet të vijë në krye të shtetit një udhëheqje politike që ka energji për punë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy