Lajme

Blerim Shala gjatë ditës i bashkohet PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 18 May 2017

Ish-gazetari, Blerim Shala, sot zyrtarisht do të bëhet pjesë e Partisë së Kadri Veselit.

Shala kohë më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Dy vite më parë ai është larguar nga AAK ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar. Shala është gazetar shumëvjeçar ndërkohë që në 20 vitet e fundit ka qenë pjesë e shumë proceseve politike.

Burime kanë treguar se zyrtarizmi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti do të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet, raporton Express.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera