Lajme

Kërkohet zbardhja e fatit të Ukshin Hotit me moton “Ai nuk i përket Harresës”

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 16 Maj 2017

Në oborrin e shtëpisë muze të Ukshin Hotit u mbajt tubim senzibilizuës për zbardhjen e fatit të tij
Në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit”, sot në oborrin e shtëpisë muze të Ukshin Hotit, në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, u mbajt tubim senzibilizuës për zbardhjen e fatit të tij, me moton “Ku është Ukshin Hoti”, “Ai nuk i përket Harresës”.
Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe në fjalën e tij u shpreh se ju nxënësit duhet të mburreni se shkolla në të cilën ju ndjekeni mësimet mban emrin e Ukshin Hotit, profesorit, ideologut dhe politikanit të përmasave ndërkombëtare e gjithë kombëtare.

I pranishëm në tubimin e organizuar nga kryesia e këshillit të fshatit Krushë e Madhe ishte edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës së Rahovecit i cili ndër të tjera ka thënë për 18 vite me radhë, jemi duke u mbledhur këtu që të kërkojmë zbardhjen e fatit të profesorit të Ukshin Hoti i cili u zhduk 18 vite me parë në burgun e dubravës.

Ndërsa në emër të familjes së Ukshin Hotit, foli Etrit Hoti, i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubim duke thënë se shteti ka bërë shumë dhe është duke u bërë shumë për Ukshin Hotin. Ai poashtu ka kërkuar që të jenë pjesë aktive, që filozofia politike e çështjes Shqiptare të jetë busulle për të ardhmen e vendit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy