Lajme

Korea e Veriut kryen testin e ri të raketave balistike

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 14 Maj 2017

Korea e Veriut ka kryer edhe një test të raketave balistike vetëm pak ditë prej kur presidenti i Koresë së Jugut morri detyrën.

Autoritetet japoneze kanë thënë se raketa që u lëshua nga veriperëndimi i Kusong arriti lartësinë prej dy mijë kilometrave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Presidenti jugkorean, Moon Jae-in që bëri fushatë me platoformë për marrëdhënie më të mira me veriorët, ka thënë se ky është një provokim.

-Advertisement-

Kurse presidenti amerikane, Donald Trump ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut, duke urdhëruar Kinën që të përmbahet.

Një seri e verikoreanve në testimin e raketave këtë vit – që janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara – ka ngjallur reagimin ndërkombëtar dhe ka rritur tensionet me SHBA.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy