Lajme

S’ka koalicione të mëdha: Kështu garojnë partitë në zgjedhjet 2017

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 13 May 2017

Për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017, partitë politike nuk do të garojnë në koalicione të mëdha. Pak a shumë lista i ngjanë zgjedhjeve të vitit 2014.

Gjatë këtyre ditëve, në media është raportuar shumë për negociata intensive mes partive politike për formimin e koalicioneve parazgjedhore.

Por, burime të Gazetës Metro nga partitë politike bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë e ka gati të përfunduar marrëveshjen për koalicion me Alternativën, ndërkohë që Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk do t’i bashkohet këtij koalicioni dhe më 11 qershor do të garojë si e vetme.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), votën e qytetarëve do ta kërkojë në koalicion me Partinë e Drejtësisë, si dhe është ende në negociata me Lëvizjen për Bashkim, kanë bërë të ditur burime të ndryshme për gazetametro.net

Një tjetër parti që do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jetë edhe Vetëvendosja. Përveç PDK’së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gati të gjitha partitë tjera kishin shprehur interesim për koalicion me VV’në, duke përfshirë edhe LDK’në.

Sa i përket AAK’së, ajo tashmë e ka zyrtarizuar koalicionin me NISMËN dhe këto parti do të garojnë në një listë zgjedhore.

Edhe Lista Serbe, në këto zgjedhje do të garojë e ndarë në dy lista. Në njërën, bartës do të jetë Slavko Simic, i cili do ta kryesojë listën e kandidatëve serbë që vijnë nga Veriu i Mitrovicës. Kurse, listën tjetër do ta kryesojë Aleksandar Jablanovic, listë në të cilën do të garojnë kandidatët serbë që jetojnë në jug të Mitrovicës.

PDK – LB – PD
LDK – Alternativa
Partia Lëvizja Vetëvendosje
AAK – Nisma
AKR
2 Lista Serbe
Komunitetet pakicë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera